GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PD denoncon “skandalin”: Energjia u ble 10 milionë euro mbi çmimin e bursës

12:19 - 09/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD denoncon “skandalin”: Energjia u ble 10 milionë euro mbi çmimin e bursës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal sipas saj,  që lidhet me energjinë elektrike. Përmes deputetit Arbri Agalliu, PD shprehet se së fundmi janë zhvilluar tre tendera, në të cilat janë shpenzuar më shumë lekë nga qeveria, pasi kjo e fundit nuk ka zgjedhur të blejë në bursë por me çmim më të lartë.

Agalliu thotë se në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milionë euro për energjinë elektrike ndërkohë që në bursë mund të blihej me 12 milionë euro. Ai shprehet se në total të tre tenderave janë shpenzuar mbi 10 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Në tenderin e parë janë shpenzuar 16.7 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej fare mirë për 12 milion euro. Pra, 4 milion euro më tepër ka shpenzuar qeveria shqiptare. Tenderi i dytë, janë shpenzuar rreth 10 milion euro për të blerë energji elektrike, ndërkohë që në bursë mund të blihej për vetëm 7.4 milion euro. Pra, janë shpenzuar 2.5 milion euro më tepër. Tenderi numër tre, qeveria ka blerë energji elektrike me vlerë 12 milion euro, ndërkohë që në bursë mund të blihej me vlerën 9.4 milion euro. Pra, 3.4 milion euro më tepër. Në total janë shpenzuar mbi 10 milion euro nga buxheti i shtetit”, shprehet ai.

Sipas PD, nuk është problemi rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, por korrupsioni i qeverisë që po abuzon me qytetarët.

Disa ditë me parë, Gijotina.com raportoi ekskluzivisht se disa kompani energjetike në vendin tonë po blejnë energji me çmim 142.77euro/MWh më shumë se bursa. Në të dhënat e publikuara nga OSHEE evidentohet se çmimet e blerjes së energjisë në vendin tonë variojnë kryesisht gjatë ditës me 232.3 Euro/MWh, vazhdojnë me : 2,520.00eur/ MWh gjatë mesditës, por vlera mesatare mbetet 259.99 Euro/MWh.

Pra në çdo orar po të krahasohet me bursën, energjia elektrike në Shqipëri blihet me shtrenjtë dhe skandali thellohet kur dokumentet tregojnë se këto vlera do të vazhdojnë deri në 10 tetor.

Në gjithë këto abuzime ka ndikuar shumë edhe deklaratat e kryeministrit Rama, se kriza energjetike që do të përfshijë vendin do të përkthehet në rritjen e çmimit për blerjen e saj dhe rrjedhimisht në fatura të kripura për qytetarët.

Nga kjo deklaratë OSHEE ka marrë hov dhe së bashku me kompanitë në tregun e energjisë bëjnë këto skandale duke shitur energjinë me çmime marramendëse.  Por, pavarësisht të gjithave, kapakun skandalit ia vuri po kryeministri Rama, i cili tha dje se çmimet nuk do të rikthehen më siç ishin para krizës, duke përforcuar idenë se emergjenca energjetike është një fasadë e qeverisë për të zhvatur qytetarët.

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

22:10 - 28/01/26
Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…
Aktualitet

Shkarkimi i prokurores Rita Gjati, KPA lë në fuqi vendimin: Probleme me figurën…

20:26 - 28/01/26
Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve
Breaking Views

Pazari i tenderit 8 milionë euro i AKSHI-t për mirëmbajtjen ka lënë sistemin e Tatimeve jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

19:45 - 28/01/26
Para
Atentat në Shkodër për hakmarrje, plagoset kushëriri i vrasësit të Ramazanit

Plagosja në Shkodër, 24 -vjeçari po hidhte mbeturinat kur u qëllua

TË FUNDIT

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)
Breaking Views

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)

23:19 - 28/01/26

Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e...

Lexo më shumë
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

22:10 - 28/01/26
Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

22:01 - 28/01/26
Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

21:34 - 28/01/26
Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

21:08 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com