GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Diella, një mekanizëm informal për të kontrolluar tenderat. Rama e shpiku pasi askush nuk po i firmoste urdhërat e paligjshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar nismën e Kryeministrit Edi Rama për krijimin e një “ministre virtuale” të quajtur Diella, e cila do të mbikëqyrë tenderat publikë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilësoi këtë nismë si një “mekanizëm informal dhe antikushtetues” që synon të përqendrojë pushtetin absolutisht në duart e Kryeministrit.

Sipas Genta Vangjelit, ky koncept i ri u shpik si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të nëpunësve të administratës publike për të zbatuar urdhra të paligjshëm në procesin e prokurimeve. Në njëdeklaratë nga selia blu këtë të shtunë ajo argumentoi se, pavarësisht pretendimeve të Ramës për transparencë dhe pakorruptueshmëri, “ministrja virtuale” ngre shqetësime serioze ligjore dhe kushtetuese:

  • Mungesë e bazës ligjore: Koncepti i një “ministri virtual” nuk ekziston në Kushtetutë apo në ligjet shqiptare. Emërimi dhe shkarkimi i ministrave rregullohet qartë me ligj dhe nuk mund të zëvendësohet me një entitet të paidentifikuar ligjërisht.
  • Mungesë llogaridhënieje: Për shkak të natyrës së saj virtuale, mungon çdo formë e përgjegjësisë ligjore apo institucionale. Vangjeli ngriti pyetjen se kush do të mbajë përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike.
  • Përqendrim i pushtetit: Zëdhënësja e PD-së theksoi se ligji për prokurimin publik përcakton ndarjen e roleve për të shmangur përqendrimin e pushtetit. Mirëpo, sipas saj, Rama ka përqendruar në një dorë të vetme të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit, duke e bërë Diellën një “zgjatim të vetë Kryeministrit”.

Në fund, Genta Vangjeli e cilësoi këtë mekanizëm si një hap pas, i cili nuk garanton transparencë, por i hap rrugën abuzimit dhe vjedhjes së pasurisë publike pa llogaridhënie.

Etiketa: diellaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Para
Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26

Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke...

Lexo më shumë
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com