GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Do pezullohen mësuesit që kandidojnë për këshillat bashkiakë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Do pezullohen mësuesit që kandidojnë për këshillat bashkiakë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncoi sot një tjetër skandal në prag të fushatës zgjedhore.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në PD, Lili Sula tha se Ministria e Financave ka urdhëruar pezullimin e të gjithë mësuesve që kandidojnë për këshillat bashkiakë.

“Partia Demokratike denoncon me forcë presionin dhe shantazhin institucional që po ushtrohet ndaj mësuesve, si një akt flagrant e në të shkelje të të drejtave të individit e njëherësh si kërcënim i drejtpërdrejtë për mësuesit për të hequr dorë nga angazhimi qytetar dhe intelektual në dobi të komunitetit si kandidatë për këshilla bashkiakë,” tha Sula.

Deklarata

Ministria e Financave ka urdhëruar titullarët e Shkollave të mesme profesionale, Drejtoritë rajonale të formimit profesional publik, Drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive – për të pezulluar nga puna mësuesit që kandidojnë për anëtarë të këshillave bashkiakë – duke u shprehur tekstualisht se, nëse ata janë regjistruar si kandidate për këshillat vendorë… drejtuesit duhet të njoftojnë menjëherë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive me qëllim që të ndjekim procedurat e pezullimit nga detyra.

U bëjmë me dije urdhëruesve se baza ligjore që kanë cituar nuk ka asnjë lidhje me objektin e kërkuar dhe konkretisht :

pika 3, e nenit 63, të Ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, merret me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve.

Nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës përcaktojnë liritë dhe të drejtat politike duke përjashtuar nga e drejta e zgjedhjes disa kategori, por në asnjë rast mësuesit.

As neni 45 e as neni 69 nuk ndalojnë e as nuk kufizojnë të drejtën e kandidimit për mjekët, mësuesit, pedagogët dhe specialistë të tjerë.

Urdhri që i është dërguar institucioneve arsimore hapet me pikën 2 të nenit 6, Të drejtat dhe detyrimet e punonjësit të administratës civile të Vendimit te Komisionit Qendror tè Zgjedhjeve nr. 9, datë 24.12.2020 “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik te çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara…”, sipas të cilit “punonjësi i administratës shtetërore i cili është regjistruar si kandidat për zgjedhje pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tij si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon. Për nëpunësi, marrëdhënia e ë cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, në rastet kur nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje merret masa për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.”; dhe mbyllet me një “rikujtesë” për përmbushjen e detyrimit ligjor duke iu referuar të njëjtit dokument i cili i referohet punonjësve të administratës civile e nuk përmendet askund mësuesi.

Partia Demokratike denoncon me forcë presionin dhe shantazhin institucional që po ushtrohet ndaj mësuesve, si një akt flagrant e në të shkelje të të drejtave të individit e njëherësh si kërcënim i drejtpërdrejtë për mësuesit për të hequr dorë nga angazhimi qytetar dhe intelektual në dobi të komunitetit si kandidatë për këshilla bashkiakë. Presioni që i është përcjellë titullarëve të institucioneve me shkrim dhe verbalisht për të pezulluar nga puna mësuesit është plotësisht i jashtëligjshëm, madje bie ndesh me çdo nen të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor që citojnë shantazhistët shtetarë si dhe me të gjitha aktet nënligjore.

Partia Demokratike dënon të gjitha format e presioneve dhe intimidimeve që shprehen ndaj çdo komuniteti profesionistësh e ndaj çdo qytetari në fushatë zgjedhore.

Partia Demokratike i siguron mësuesit se veprimtaria e tyre si kandidatë të këshillave bashkiakë ne Shkodër e në çdo rajon të vendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën tonë dhe gjithë aktet ligjore në fuqi

Etiketa: mesuespezullim

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
EMRI/ Mbante automatik dhe fishekë pa leje, arrestohet 64-vjeçari

EMRI/ Mbante automatik dhe fishekë pa leje, arrestohet 64-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com