GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PD dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin

13:06 - 30/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për 25 prillin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikurse ishte paralajmëruar më herët, PD ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, pasi kryetari Lulzim Basha i konsideron si “masakër zgjedhore”.

Ka qenë deputeti i PD, Enkeljed Alibeaj ai që ka depozituar kërkesën pranë Kuvendit, teksa tha para mediave se ky komision do të hetojë një sërë çështjes, duke filluar nga përdorimi i fondeve për ndihmën ekonomike e deri te patronazhistët.

“Dorëzuam kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Si një nevojë e jo vetëm aksionit politik të PD, por si një nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon. Do të hetohen në transparencë të plotë. Po e filloj me mbylljen e pajustifikuar të kufijve për tu bërë të pamundur emigrantëve për të votuar. Legalizimi i më shumë se 10 mijë ndërtesave informale. Për katër vite për këto ndërtesa nuk u bë asgjë. Në prag të fushatës, një lukuni e tërë elektorale vraponte me letra për legalizimi në këmbim të votës. Do të hetohet disburismi i parakohshëm për ndihmën ekonomike. Katër vite u vodhën, u varfëruan, në periudhë zgjedhore 2.5 milion euro ndihmë ekonomike. 20 mijë familje u futën në këmbim të votës. Do të hetohet punësimi i më sa paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme gjatë fushatës. Në këtë vend që emigracioni është plaga më e madhe për shkak të papunësisë në fushatë ke 13 mijë punësime të përkohshme”.

Sipas Alibeajt, Komisoni do të hetojë ndër të tjera dhe rritjen e pagave të administratës, apo mbipunësimin në kohë fushate, ndërsa nuk do mungojë as hetimi ndaj tenderave apo koncensineve.

“Do të hetohet rritja e pagave të administratës, 63 milion nga paratë e buxhetit të shtetit. Njerëz që nuk japin asnjë shërbim gjatë periudhave jashtëzgjedhore, përveçse në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren. Do të hetohen 120 milion të asfaltit elektoral. Në këtë periudhë të shkurtër për tu hedhur hi syve shqiptarëve. Do të hetohen 500 milion tendera, koncesione. Në vitet e tjera ka qenë një mesatare prej 160 milion. Do të hetohet 125 milion euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqësisht dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë vetëm disa javë para zgjedhjeve 125 milion euro u shpërndan edhe te ata që nuk e kishin një fatkeqësi të tillë. kjo është një masakër zgjedhore. Do të hetohet edhe qershia mbi tortë. Do të hetohet spiunazhi moderne, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit të patronazhistëve. Në 2021 rikthehen edhe njëherë makthet e para ’90”, u shpreh Alibeaj.

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është vetëm një nga kërkesat e liderit të opozitës, Lulzim Basha pasi ndër të tjera ai ka propozuar dhe ngritjen e një Komisoni për inceneratorët dhe çështjen Beccheti.

Etiketa: 25 prilliPD

Lajme të lidhura

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Para
Kufizimet e Covid-19 rrezikojnë transportin botëror

Kufizimet e Covid-19 rrezikojnë transportin botëror

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com