GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“PD duhet të hapet”, Salianji: Opozita e paaftë për të nxjerrë shqiptarët në votime

19:39 - 03/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“PD duhet të hapet”, Salianji: Opozita e paaftë për të nxjerrë shqiptarët në votime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pikëpyetja më e madhe që duhet të shqetësojë Partinë Demokratike sot, është se përse nuk po arrin që të nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimit.

Kështu u shpreh sot Ervin Salianji, teksa zhvilloi një takim me demokratët në Durrës, pas atij të mbajtur pak ditë më parë në Tiranë.

Salianji së bashku me Ilir Alimehmetin, një prej kandidatëve më të votuar të 11 majit nga listat e hapura të PD, kanë mbledhur sot në këtë takim dhjetëra demokratë të Durrësit.

“Duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet, opozita e papaftë për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, dhe për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500.

Ne jemi të qartë pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim, ne nuk mund t’i mbyllim as sytë, as veshët, kur një super-skandal si rasti i Belinda Ballukut nuk bëri që njerëzit të vërshonin në shesh dhe të revoltoheshin, të rrëzonin qeverinë”, tha Salianji.

“Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, gërryer shpirtin. E ndjej dhimbjen e militantëve që u lanë të qëndronin në shi dhe të ftohtë. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është.

Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është. Mobilizimi i demokratëve është një gabim i rëndë. Unë di edhe diçka tjetër, PD nuk është vetëm një parti politike, po të ishte e tillë, me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, nuk do të kishte mbijetuar dot. PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki.

Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks, ne kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne kemi forcën për ta fituar, dhe historia nuk është një opsion, është përgjegjësi historike dhe detyrim për… Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të rrokim në çdo derë”, tha Salianji para sallës së mbushur plot.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin Salianji

Lajme të lidhura

Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik!
Breaking Views

Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik!

13:46 - 01/03/26
Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen
Breaking Views

Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

13:29 - 01/03/26
Protestë para Kryeministrisë,  Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!
Breaking Views

Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

13:20 - 01/03/26
Para
Demokratët e Durrësit nuk i binden urdhrit, mbushin sallën plot për Salianjin dhe Alimehmetin (Fotot)

Demokratët e Durrësit nuk i binden urdhrit, mbushin sallën plot për Salianjin dhe Alimehmetin (Fotot)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik!
Breaking Views

Berisha publikon deklaratën e Sekretares së PPE: Shqipëria në regres demokratik!

13:46 - 01/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të Partia Popullore Europiane,...

Lexo më shumë
Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Ndiqen penalisht 24 persona, 2 të tjerë arrestohen

13:29 - 01/03/26
Protestë para Kryeministrisë,  Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

Protestë para Kryeministrisë, Lapaj: Të bashkëpunojmë kundër atyre që na vjedhin!

13:20 - 01/03/26
Vilën e Enverit e menaxhon fondacioni francez, Ambasada dënon dhunën e protestës

Vilën e Enverit e menaxhon fondacioni francez, Ambasada dënon dhunën e protestës

13:03 - 01/03/26
Drejtori i AKU në Durrës del jashtë kontrollit, shkatërron zyrën dhe kërcënoi punonjësit

Drejtori i AKU në Durrës del jashtë kontrollit, shkatërron zyrën dhe kërcënoi punonjësit

12:51 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com