GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD e akuzon për fatura fiktive me inceneratorin e Tiranës, kush qëndron pas “AVE Consulting”

11:57 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
24 kompani kryejnë 189 mln dollarë evazion fiskal me inceneratorët, SPAK vihet në lëvizje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka publikuar detaje të reja në lidhje me kompanitë që kanë përfituar para nga inceneratorët duke gjeneruar fatura false sipas demokratëve. Bëhet fjalë për një shumë prej 649 mijë eurosh të përfituar prej vitit 2016 nga kompania që ka mbikëqyrur punimet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë sot në selinë e PD-së, Belind Këllici deklaroi se kompania në fjalë, e quajtur “AVE Consulting” ka miratuar punime fiktive në emër të inceneratorit të Tiranës duke pranuar sikur aty janë bërë punime, por në fakt, gjithçka është false

“AVE Consulting ka ceritfikuar edhe projekte të tjera në kryeqytet, që nga studimi për prishjen e Teatrit Kombëtar e deri te dhurimi i projektit për aferën që u zhvillua për ndërtimin e Unazës së Re. Kjo kompani ka bërë projektimin e segmentit Pallati me Shigjeta, Rreth-rrotullimi Shqiponja për llogari të një kompanie tjetër private. Kompania nuk ka në organikën e as një inxhinier gjeodet”, shprehet Këlliçi.

Por, kush është “AVE Consulting” dhe personat që e kanë në pronësi?

Sipas disa verifikimeve të bëra nga Abcnews.al, kompania “AVE Consulting” është në pronësi të dy personave, Arben Dervishaj që zotëron 51% dhe Ervin Paçi me 49%.

Kompania është regjistruar për herë të parë në QKR në vitin 2006 me një capital 100 000 lekë dhe kishte si fokus kryesisht ndërtimet, ndërkohë që pjesë e saj me 33% të aksioneve ishte edhe Vilson Goshi, i cili është ndarë nga kompania në vitin 2013 duke ia shitur aksionet Dervishajt dhe Paçit.

Në vitin 2016, pikërisht kur nis edhe afera e inceneratorëve sipas PD-së, kompania në fjalë ndërron objektin duke kaluar krahas ndërtimit edhe në sektorin e supervizimit të punimeve, ndërsa theksohet se tashmë ajo nuk është kompani shqiptare, por një kompani 100% e huaj.

Gjatë ditëve të fundit janë publikuar detaje tronditëse nga afera e inceneratorëve me kompani guacka që lëshonin fatura false për të justifikuar shpenzimet e kompanive të inceneratorëve, të cilat më pas legjitimonin paratë e marra nga Buxheti i Shtetit për t’i dërguar jashtë shtetit përmes filialeve të tyre atje.

Deri më tani nuk ka asnjë arrestim në këtë drejtim përveç kapjes së Lefter Kokës dhe deputetit të PS-së, Alqi Bllako, krahas disa drejtorëve të niveleve të dyta. Të vetmit që janë paraqitur në SPAK për faturat fiktive janë disa hellexhinj që u janë keqpërdorur të dhënat duke u bërë pronarë të kompanive milionëshe.

Komisioni  për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut po zhvillon këtë të premte një dëgjesë publike me kanidatët në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Nga lista praprake me 20 kandidatë, do të prezantojnë platformën 19 prej tyre, pasi Olta Aliaj është tërhequr nga gara pak minuta para nisjes së seancës në Kuvend.

Bëhet me dije se e pranishme fizikisht nuk do të jetë as Erinda Ballanca, pasi është e infektuar me Covid-19, e cila kërkon një mandat të dytë në postin e Avokatit të Popullit.

Koha për prezantimin e platformave për secilin kandidat do të jetë 5 minuta.

Mes 20 kandidatëve që kanë depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu./abcnews.al

 

Etiketa: inceneratorëtPD

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
“S’mi tregon dot t’i mua kushtet”/ Plas debati në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Ke 2 muaj që mbron Xhaçkën

“S’mi tregon dot t’i mua kushtet”/ Plas debati në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Ke 2 muaj që mbron Xhaçkën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Lexo më shumë
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com