GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD e Bashës: ILD të hetojë anëtaren e KLP

16:12 - 16/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pavarësia e magjistratëve, Metani: Krijimi i shtetit të së drejtës, proces jo i lehtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kërkon dorëheqjen e anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pasi djali i saj, gjatë një konflikti në Vlorë, ushtroi dhunë fizike, deri në marrjen e jetës së 55-vjeçarit, Ardian Meshau, pas një konflikti për një pronë.

Mirela Karabina, Zëdhënëse në PD-në zyrtare, shprehet se faktet e bëra publike në media mbi lidhjen nepotike me organet e drejtësisë të familjes Meta, dhe burime nga grupi hetimor që dëshmojnë se Rei Meta ka ndërhyrë si sekser për të zgjidhur një pronë të të ndjerit duke përdorur emrin e të ëmës dhe duke i premtuar garanci zgjidhjeje, rëndojnë më shumë gjendjen e znj. Nurihan Meta.

“Dorëheqja e saj dhe largimi i saj nga kjo detyrë është domosdoshmëri me qëllim lejimin e organeve të drejtësisë të zbardhjes sa më të plotë të kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Praktika e Gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut ka krijuar parimin se drejtësia e pavarur jo vetëm duhet të jetë e tillë, por dhe duhet të duket. Qëndrimi i Zonjës Meta në detyrë është një shkelje e këtij parimi dhe cënon perceptimin e publikut për një Prokurori dhe hetim të pavarur.

Zonjës Nurihan Meta i mbaron mandati si anëtare e KLD-së më 18.12.2023, pra është në këtë detyrë dhe për tri muaj.

Akuzat publike të ngritura në lidhje me përfshirjen e saj në hetime penale për të favorizuar palë në procese penale janë një ogur i keq dhe tregojnë qartësisht arsyen pse kjo zonjë vazhdon detyrën dhe pse për tri muaj.

Partia Demokratike i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë cështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin, aq më tepër kur kemi të bejmë me fatalitete.

Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin e plotë nga organet e drejtësisë të kesaj ngjarje kriminale”, shprehet Karabina.

Etiketa: ILDKLPnurihaniPD e Bashes

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Para
Zyrtari rus: Do fitojmë, arrijmë deri në kufirin me Poloninë

Medvedev: Perëndimi s’do paqe por të fitojë para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com