GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

PD: Emiriana Sako do të paditet për shpërdorim detyre

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Emiriana Sako do të paditet për shpërdorim detyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një deklaratë për media, anëtari I kryesisë së FRPD, Irakli Pina u shpreh se bashkia e Durrësit dhe drejtuesja e saj, Emiriana Sako, është duke shkelur ligjin zgjedhor.

Ai tha se kjo bashki ka dhënë nga Janari deri në Mars 2023, 10 tendera publikë me objekte të ndryshme, ku pjesa dërrmuese e tyre kanë si përfitues zgjedhësit.

Pina shtoi se PD-ja e Durrësit ka përgatitur padi për kryebashkiaken Sako.

Deklarata

Bashkia Durrës, në datë 30.03.2023, publikoi rendin e ditës për mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Në këtë rend dite u paraqitën plot 39 pika që do të diskutoheshin e do të miratoheshin. Zelli i justifikueshëm për të ezauruar sa më tepër çështje para fushatës elektorale, i ka çuar krejtësisht në paligjshmëri titullarët e institucionit.

Në ‘rregulloren e funksionimit të Këshillit Bashkiak’, përkatësisht neni 55, pika 2, shprehimisht thuhet: ‘Numri i projektakteve të përfshira në rendin e ditës në mbledhjet e Këshillit, nga Bashkia të mos jetë më shumë se 13, ndërkohë që për mbledhjet ku do shqyrtohen projektakte që përfshijnë buxhetin, paketën fiskale, koncesione, Partneritet Publik Privat, të mos jenë më shumë se 5 (pesë).

Bashkia Durrës është e njohur në shkeljet e kryera për qëllime thellësisht elektorale, duke iu referuar gjobës prej 1 milionë lekë të marrë në 2019 pikërisht nga kryebashkiakja aktuale, ndërsa sot, vijon sërish me paligjshmëri duke mos zbatuar rregulloren e sipërpërmendur, që përbën bazën e punës dhe veprimtarisë së saj.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se ky institucion ka shkelur rëndë udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, datë 12 Janar 2023, udhëzim me 15 pika të vendosura në dispozicion të të gjitha bashkive të vendit, duke dhënë nga Janari deri në Mars 2023, 10 tendera publikë me objekte të ndryshme, ku pjesa dërrmuese e tyre kanë si përfitues zgjedhësit. Partia Demokratike e Shqipërisë, ndjen detyrim kundrejt qytetarëve për t’i bërë publike këto fakte, e në zbatim të udhëzimit të KQZ, do të depozitojmë pranë këtij institucioni të gjithë dosjen me shkeljet dhe parregullsitë e kryera nga ‘Bashkia Durrës’ për periudhën para-zgjedhore.

Së fundmi, i bëjmë me dije opinionit publik se do të ndjekim me padi penale kryebashkiaken e qytetit të Durrësit, znj. Emiriana Sako dhe titullarët e institucioneve për shpërdorim detyre, për shkelje të ligjit zgjedhor e udhëzimit të KQZ, duke cenuar rëndë procesin dhe barazinë në konkurrim, që janë themeli garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

Etiketa: Kryesore1padiPDSako

Lajme të lidhura

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin
Aktualitet

Rikthehet protesta në Universitetin e Durrësit, studentët bojktojnë mësimin

12:45 - 20/10/26
Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!
Aktualitet

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26
Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN
Lajme

Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë FSHN

17:13 - 18/10/26
Para
Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhëna të reja sa i përket arrestimin mbrëmjen e kaluar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Alla u arrestua, këshilli bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i...

Lexo më shumë
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com