GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Fermerët duan të jetojnë me djersën e ballit, por trajtohen si ‘armiq të partisë’

14:19 - 22/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Fermerët duan të jetojnë me djersën e ballit, por trajtohen si ‘armiq të partisë’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me protestën e fermerëve të Maliqit, të cilët bllokuan rrugën me traktorë për mungesën e tregut të prodhimeve bujqësore që tashmë u kanë mbetur stok. Por, fermërët protestues u përballën me policinë të cilët nuk i kursyen aspak gjobat ndaj tyre, të cilat shkonin  deri 1 milionë lekë të vjetra.

Ish-deputeti i PD-së, ka akuzuar drejtorin e policisë lokale, Gjovalin Loka si njeriu që ka tejkaluar kompetencat.

Sipas tij, Gjovalin Loka ka ndërruar uniformë, por jo zakon, sheh vetëm ‘armiq të partisë’.

ka reaguar pas gjobës së vendosur ndaj fermerëve në Maliq që që bllokuan rrugën traktorë në shenjë proteste për prodhimet e mbetura stok.

Deklarata:

Pamjet që vinin sot nga protestat e fermerëve të Korçës ishin dy herë të dhimbshme.

Së pari qytetarët e këtij vendi, që duan të jetojnë me djersën e ballit dhe frytet e tokës dhe punës së tyre, dalin në rrugë për t’i thënë qeverisë se po ua kalb prodhimet, po ua shkel besën, po ua nëpërkëmb punën dhe po u shkurton jetën.

Së dyti, krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive.

Gjovalin Loka, drejtor i Policisë së Korçës, me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit, kulakëve të fshatrave të kësaj treve punëtore dhe të mençur.

Loka nuk ka faj, sepse me ‘mësimet e Partisë loke’ është rritur dhe bërë polic, duke e nisur nga arma e pabesë dhe vrastare e Sigurimit të Shtetit.

Partia Demokratike i kujton Gjovalin Lokës dhe sigurimsave të mbledhur nga Taulant Balla dhe Edi Rama në radhët e policisë, se dita e llogaridhënies nuk është e largët.

Përfshirja e tij në mbrojtjen e bandave të partisë që vjedhin zgjedhjet, dora e tij e zgjatur mbi protestuesit e opozitës në Tiranë, banditizmi i tij i sotëm përballë fermerëve, janë në turpin e tij, por edhe në nderin e opozitës për të mos i falur.

Për dijeni të publikut, duam të theksojmë se Gjovalin Loka e ushtron detyrën në paligjshmëri.

Neni 38/g i ligjit nr 12/2018 të 5 marsit 2018, ua ndalon ish-punonjësve të Sigurimit detyrat shtetërore dhe në polici. Thirrja e tyre në uniformë është, jo vetëm e paligjshme, por edhe provokim.

Gjovalin Loka ka ndërruar uniforma, por jo zakon. Ai i sheh ata që dalin kundër Rilindjes si ‘armiq të partisë’.

Si ‘si armik të popullit’, si të paligjshëm në detyrë, dhe fuks të Sigurimit do ta trajtojmë edhe ne!

Publikut duam t’i kujtojmë standardin e dyfishtë të Lokës dhe kolegëve të tij në Policinë e narkoshtetit. Siç keni parë nga dosja ‘Metamorfoza’, dhe dhjetëra të tjera të shërbimeve të huaja të sigurisë, Loka dhe sivëllezërit e tij u bëjnë servis narko-trafikantëve.

Siç e shihni çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, ata u hapin rrugë të fortëve me makina të shtrenjta. Krejt të kundërtën bëjnë me shqiptarët e thjeshtë, që dalin në rrugë me zetorë, për bukën e gojës, jo për pushimet në Maldive.

Turp, turp, turp!

Etiketa: armiqFermerë

Lajme të lidhura

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim
Aktualitet

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26
Aleancë e re në horizont! Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak
KRYESORE

Aleancë e re në horizont! Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak

18:55 - 26/02/26
“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi
Breaking Views

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

18:22 - 26/02/26
Para
“Pazarxhi”, Meta ironizon Bashën: Nuk bëhesh i ri duke lyer flokët

Meta flet për 21 Janarin: Përgjegjës për atë ngjarje është Lulzim Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim
Aktualitet

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26

Katër persona, administratorë dhe pronarë lokalesh në Manzë, janë vënë nën hetim për organizim të basteve të paligjshme, njoftoi policia...

Lexo më shumë
Aleancë e re në horizont! Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak

Aleancë e re në horizont! Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak

18:55 - 26/02/26
“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

18:22 - 26/02/26
Sekretarja e PPE: Pa zgjedhje të lira s’ka BE! Reforma elektorale të bëhet me opozitën

Sekretarja e PPE: Pa zgjedhje të lira s’ka BE! Reforma elektorale të bëhet me opozitën

18:15 - 26/02/26
Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

Hillary Clinton jep dëshmi për Epstein: Nuk e kam takuar! Pse nuk pyesni Trump?

18:07 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com