GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Gati padinë në SPAK për bandën e hajdutëve të Ballukut

14:31 - 15/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Gati padinë në SPAK për bandën e hajdutëve të Ballukut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike zyrtare ka paralajmëruar padi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në një deklaratë për media, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa është shprehur se ARRSH shpallur të paktën 13 procedura tenderimi në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro, por Balluku, sipas tij, për të shmangur futjen në garë të kompanive të huaja, ka vendosur në kritere që kompanitë e huaja nuk e plotësojnë.

Sipas tij kjo është bërë që tenderat t’i përfitojë oligarkët e përhershëm.

“Përballë ketij skandali, Partia Demokratike do ta ndjekë në vazhdimësi e do të marrë të gjitha masat ligjore që kjo bandë hajdutësh të parave të shqiptarëve, të cilët duan të vjedhin dhe të favorizojnë të njëjtët oligarkë me taksat e shqiptarëve, të përfundojnë pas hekurave të qelisë siç përfundoi dhe drejtori i tyre famkeq Ervis Berberi”, shprehet Sefa ndër të tjera.

Deklarata:

Siç jeni njohur nga mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh, në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro.

Këto procedura janë publikuar edhe në media ndërkombëtare, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombëtare sipas përcaktimeve ligjore për tendera me vlerë të madhe monetare.

Por, Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH me qëllim që të shmang futjen në garë të kompanive të huaja, për të favorizuar ata 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera ka vendosur në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk ka mundësi t’i plotësojë.

ARRSH në kriteret e tenderimit kërkon domosdoshmërisht dhe ka vendosur si kriter përjashtues pikën si më poshtë:

Shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë. Mosparaqitja në këtë formë është kusht skualifikues.

Nga ana tjeter, çdo shoqëri e huaj që kërkon të bëjë ekuivalentimin e liçensave profesionale do të duhet t’i drejtohet portalit E-Albania për të bërë këtë proçedurë e cila kërkon minimalisht 40 ditë për të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.

Ndërkohë, të gjitha prokurimet publike që ka publikuar ARRSH kanë një afat për depozitimin e dokumentacionit që varjojnë nga 13 deri në 36 ditë.

Pra siç dhe shihet asnjë shoqëri e huaj ose shqiptare që kërkon të bashkëpunojë me shoqëri të huaja nuk ka mundësi të marrë pjesë në këto proçedura tenderimi për sa kohë nuk arrin dot që të plotësojë dokumentacionin ligjor sipas kritereve të vendosura nga ARRSH.

Qëllimi është fare i qartë, Balluku dhe zgjatimet e saj në ARRSH duan t’i japin të njëjtëve oligarkë tenderat që kanë vlerë mbi 200 milionë euro duke përjashtuar në mënyrë antiligjore kompani të tjera shqiptare apo të huaja që në bashkëpunim mes tyre të jenë pjesë e këtyre tenderimeve.

Përballë ketij skandali, Partia Demokratike do ta ndjekë në vazhdimësi e do të marrë të gjitha masat ligjore që kjo bandë hajdutësh të parave të shqiptarëve, të cilët duan të vjedhin dhe të favorizojnë të njëjtët oligarkë me taksat e shqiptarëve, të përfundojnë pas hekurave të qelisë siç përfundoi dhe drejtori i tyre famkeq Ervis Berberi.

Për këtë arsye, brenda pak ditësh do të depozitojmë në SPAK një kallëzim penal të detajuar për këtë bandë hajdutësh të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës dhe duke përfshirë çdo funksionar të ARRSH që ka firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaja për të marrë pjesë në garë.

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe kompanive private të cilët janë viktimë e padrejtësive dhe për shumë arsye nuk i drejtohen personalisht vetë organeve të drejtësisë, të paraqesin çdo informacion që ata disponojnë në Partinë Demokratike e cila do të vendosi në dispozicion të gjithë burimet njërëzore që ajo disponon për të çuar përpara drejtësisë çdo funksionar që abuzon me detyrën shtetërore në dëm të qytetarëve shqiptar.

Etiketa: BallukupadiSpak

Lajme të lidhura

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Para
“Mbretëresha e betonit” Sako blen 333 MLN lekë asfalto-beton, ia dhuron tenderin Shpëtim Varakut

“Mbretëresha e betonit” Sako blen 333 MLN lekë asfalto-beton, ia dhuron tenderin Shpëtim Varakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com