GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

PD gris letrën me mesazhin e Begajt, nis aksioni opozitar në Kuvend

18:08 - 02/09/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
PD gris letrën me mesazhin e Begajt, nis aksioni opozitar në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e ka nisur me ‘zhurmë’ sesionin e ri parlamentar. Teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi nisjen e sesionit të ri, Bardhi po krijonte reaksion nga vendi.

Ndërkohë, PD me në krye Gazmend Bardhin grisën letrën me mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, i cili ishte vendosur mbi tavolinat e tyre.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj të parë në hapje të këtij sesioni parlamentar, i ka bërë thirrje opozitës që të marr pjesë në komisionet parlamentare.

Spiropali theksoi se opozita duhet që të jap kontributin e saj në komisione.

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, presidenti i Republikës, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë deputetëve të Kuvendit, duke i bërë thirrje që të fokusohen në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Kreu i Shtetit kërkoi që partitë politike të angazhohen në një dialog të frytshëm dhe në nisma ligjore të bazuara në shqetësimet e qytetarëve.

”Ne duhet të sigurojmë që çdo ligj që miratohet të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe me standardet më të larta demokratike. Kjo kërkon angazhim të përbashkët dhe përpjekje të vazhdueshme për të siguruar që Kuvendi të jetë gjithmonë i përkushtuar dhe të përmbushë rolin e tij mbikëqyrës, të garantojë balancën e pushteteve, si dhe të mbrojë interesat e popullit”, – shprehet Presidenti Begaj në mesazhin drejtuar Kuvendit.

Në një kohë kur kjo legjislaturë po shkon drejt fundit dhe po afron viti elektoral, Presidenti i Republikës vlerëson se deputetët duhet të ushtrojnë me përgjegjësi mandatin në këtë drejtim, pasi, sipas tij, “po afron edhe momenti për të peshuar arritjet e sukseset, mangësitë dhe dështimet, për të vlerësuar vetveten, por dhe për t’u vlerësuar nga publiku”.

“Në këtë shtator të ri, imazhi dhe performanca parlamentare janë sa të dëshiruara, aq edhe të domosdoshme që Kuvendi ynë të jetë arena frymëzuese e përballjes qytetare, ku zëra të ndryshëm përfshihen në një dialog të frytshëm”, – shprehet Presidenti i Republikës.

Përgjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kreu i Shtetit thekson se deputetët duhet të përmbushin në kohë masat ligjore të përfshira në Planin Kombëtar të Integrimit.

Gjithashtu, një tjetër çështje prioritare, sipas Presidentit të Republikës, është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, për të cilën Kreu i Shtetit u shpreh se inkurajon Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë.

Në këtë aspekt, Presidenti Begaj u kërkoi deputetëve të mbështesin institucionet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore.

Për sa u përket sfidave të reja globale që prekin çështjet e sigurisë, apo ato social-kulturore, Presidenti Begaj theksoi nevojën e përditësimit të strategjive dhe kornizave ligjore për t’u përshtatur me ndryshimet gjeopolitike dhe zhvillimet e shpejta teknologjike.

Presidenti i Republikës përfundon mesazhin e tij drejtuar Kuvendit duke u shprehur: “Në këto kohë kur sakrificat e brezave po kthehen në mbështetje të gjeneratave të reja, duke i kthyer sfidat e ndryshme globale e rajonale në mundësi për vendin tonë, është e domosdoshme që parlamenti të bëhet aleati kryesor i përparimit të vendit tonë.

Le ta kthejmë këtë hapësirë në Kuvendin e ideve më të bukura shqiptare e përballjes më të pasur demokratike të rajonit”.

Kujtojmë se Begah nuk ndodhej në Tiranë, por ka nisur një tur vizitash në vendet baltike.

gijotina.com/

Etiketa: Bahram BegajKryesore1PD

Lajme të lidhura

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen
Aktualitet

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

09:45 - 24/01/26
U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas
Aktualitet

Skandal në Policinë e Orikumit: SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë

09:24 - 24/01/26
Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve
Aktualitet

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26
Para
Bardhi ‘ndëshkon’ Bashën, ul Nallbatin në karrigen e tij; e heq nga delegacioni i KiE

Bardhi 'ndëshkon' Bashën, ul Nallbatin në karrigen e tij; e heq nga delegacioni i KiE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen
Aktualitet

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen

09:45 - 24/01/26

Partia Demokratike, pritet të mbaje pasditen e kësaj të shtune (ora 17:00) protestën e radhës, para Kryeministrisë. Si pasojë, që...

Lexo më shumë
U filmua duke marrë ryshfet, arrestohet inspektori i policisë në Rinas

Skandal në Policinë e Orikumit: SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë

09:24 - 24/01/26
Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve

08:57 - 24/01/26
Reshjet e shiut, IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja zonat më të rrezikuara

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:37 - 24/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com