GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“PD hap Website për diasporën, Berisha: Emigrantët mbeten faktor përcaktues në fitore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“PD hap Website për diasporën, Berisha: Emigrantët mbeten faktor përcaktues në fitore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka bërë publik Website për Diasporën. Kreu i PD-së, Sali Berisha nënvizoi se roli i shqiptarëve jashtë vendit është vendimtar për ndarjen e Shqipërisë nga ajo që ai e cilëson si “narkodiktaturë”.

Ai prezantoi një platformë online për regjistrimin dhe informimin e votuesve në diasporë, duke ofruar lehtësi për ushtrimin e së drejtës së votës.

Pjesë nga fjala

Vota e mbi 1.5 milionë shqiptarëve se sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, së pari si ushtrim i të drejtës kushtetuese të mohuar në mënyrë antikushtetuese gjer sot, së dyti ka rëndësi për rolin e tyre në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet që ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura dhe është një fat i madh për çdo shqiptar kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut, në Alaskë apo Kepin e Veriut.
Nga Zelanda e re gjer në Kaliforni, kudo që banon të japë kontributin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga diktatura e dytë dhe në disa aspekte edhe më shkatërrimtarja në tërë historinë kombëtare në sensin demografik.
Është përgatitur nga ekspertët tanë, uebin në të cilin aplikon çdo qytetar shqiptar jashtë vendit, regjistrohet për të votuar. Merr çdo informacion dhe është një lehtësi shumë e madhe, për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit që mund të aplikojnë dhe marrin të gjithë informacionin.
Regjistrohen në këtë ueb për të pasur të gjitha lehtësitë që meritojnë për pjesëmarrjen në votime, për ushtrimin e të drejtës së votës, të drejtës kushtetuese të votës.
Natyrisht ky është njëri aspekt i përpjekjes tonë, për të lehtësuar procesin e votimit. Përpjekje të tjera vazhdojnë. Ne jemi në një seri takimesh në vende të ndryshme dhe do të vazhdojmë këto takime intensive si për të bërë fushatë elektorale, po ashtu për ftuar, informuar qytetarët shqiptarë jashtë vendit për mundësinë e ushtrimit të të drejtës së tyre të votës.
Për ne, pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe dhe llogaritim se do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës dhe popullit opozitar në 11 maj 2025.

Platforma Diaspora zgjedh atdheun:

https://pd.al/diasporavoton/

Etiketa: berisha diaspora

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Emri/ Të shtëna me armë në Bulqizë, një person qëllohet teksa dilte nga xhamia

Emri/ Të shtëna me armë në Bulqizë, një person qëllohet teksa dilte nga xhamia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com