GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD i drejtohet Gjykatës së Lartë për rastin “Salianji”: Pse u ndryshua gjyqtari dhe pse u hodhën dy shorte?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD:  “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e “Pasigurisë”. Arsimi dhe rendi, territore të humbura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e PD Floriana Garo në një deklaratë për mediat u shpreh se reagimi i ditës së djeshme nga Gjykata e Lartë, pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të deputetit Salianji, ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike: një reagim sa për të thënë i cili nuk thoshte asgjë.

“Në asnjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë?’, shprehet Garo.

Fjala e zëdhënëses së PD Floriana Garo:

Gjykata e Lartë reagoi dje pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe të deputetit të burgosur politikisht, Ervin Salianji.

 

 

Reagimi ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike: një reagim sa për të thënë i cili nuk thoshte asgjë. Në asnjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë? Gjykata përdorte dje shprehje si ‘standard’, ‘integritet’ apo ‘rregulla’, ndërkohë që me vetë aktin e saj nuk respekton asnjë prej tyre, madje i shpërfill ato.

“Integriteti” i Gjykatës së Lartë është t’i tregojë publikut se, si u bë shorti i parë dhe, po ashtu se përse lindi nevoja për një short të dytë nëse kishte një ekzistues elektronik? Përse vallë? A mos për të zgjatur proçesin deri sa të përfundojë afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë?

Si ka mundësi që momentin e rëndësishëm të shortit, që u bëka nga KLGJ, që garanton paanësi, gjykata e zëvendesoka me një urdhër?

Ç’kuptim ka atëherê shorti?

Jo vetëm deputeti demokrat i burgosur politkisht, jo vetëm demokratët, por edhe publiku I gjerë kërkon të dijë se si një gjykatë që është mbi të tjerat dhe mbikqyr të tjerat I zhvendos rregullat dhe ligjet sipas dëshirës apo nevojës.

Këtë pret publiku, jo një komunikatë me gjuhë të drunjtë që nuk adreson problemin, por e fsheh aktin.

I burgosuri politik Salianji, duke shpresuar në integritetin profesional të secilit gjyqtar, dhe duke mos njohur apo pasur preferencë për asnjë prej tyre, si deputet I opozites dhe si qytetar ka si themel të shqetësimit manipulimin e procesit, vonesat me qellim.

Kushtetutës dhe ligjit i nënshtrohemi të gjithë si të barabartë! Bazuar në këto parime pyetja vlen sërish: Si u hodh shorti i parë, dhe pse Gjykata hedh short të dytë kur, sipas saj, nuk ka nevoje, meqe relatori i kerkeses për pezullim do te jetë dhe relatori i rekursit?

Etiketa: Floriana GaroPDSlaianji

Lajme të lidhura

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta
Breaking Views

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

22:11 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Para
Dy infermiere shqiptare takojnë Parashqevi Simakun në psikiatri, reagon Elton Ilirjani: Mos shkoni më se…

Iliriani zbulon të vërtetën pse Parashqevi Simaku humbi kujdestarin e të birit (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com