GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj

11:51 - 03/08/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas denoncimit të Kryebashkiakut të Mallakastrës nga Partia Demokratike, ku rezultoi se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi, KQZ refuzoi t’i heqë atij mandatin. Por, Partia Demokratike ka njoftuar se do ta ankimojë këtë vendim në gjykatë gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, me anë të një kallëzimi, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon SPAK të marrë nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.

Sipas kallëzimit të dorëzuar sot në SPAK, rezulton se nga evidenca e shërbimit të oficerit të policisë P.F., të datës 30.01.1999 rezulton se Qerim Ismailaj, ishte thirrur sipas ligjit dhe në kohë për t’u paraqitur në MOD të Chios gjatë ditës së gjykimit në 25.02.2000. Më tej, nga evidenca e shërbimit të datës 28.06.1999, e oficerit të policisë P.F., rezulton se i pandehuri mori dijeni për akuzën që atribuohej kundër tij, nëpërmjet materialit përcjellës me numër 58/1999, me të cilin ai u referua që gjykohej përpara Gjykatës së Përbërë nën Betim (MOD – Gjykata e Përbërë nën betim e Chios)”. Sipas PD, kjo provon që ai ka pasur dijeni për gjykimin dhe dënimin e tij në shtetin grek, por e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të fillojë procedimin penal ndaj shtetasit Qerim Ismail Ismailaj për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe të marrë ndaj tij masën e ndalimin “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Etiketa: Bashkia MallakasterkallezonPDQerim IsmailajSpak

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Disa vatra njëkohësisht/ Zjarr dhe në fshatin Poro në Vlorë,  zjarrfikësit në luftë me flakët

Disa vatra njëkohësisht/ Zjarr dhe në fshatin Poro në Vlorë, zjarrfikësit në luftë me flakët

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com