GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD kallëzon në SPAK Ahmetajn dhe Gjiknurin: Ja si u përfshinë tek inceneratorët

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD nxjerr videon: Gruaja e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ mbrojti ministrat e Ramës që blenë zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK një padi për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe ish-ministrin Damian Gjiknuri pasi i akuzojnë si të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja, deklaruan nga selia blu se Ahmetaj është faktor kyç në aferë dhe ka mundësuar financimin e inceneratorëve të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit në kundërshtim me çdo ligj në fuqi.

“Arben Ahmetaj u ka dhënë me firmën e tij miliona euro dy miqve të tij, në shkelje të hapur të disa ligjeve dhe në konflikt flagrant interesi. Edi Rama mund ta mbajë edhe për pak kohë në qeveri, por faktet para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë domethënëse. Ne do ta pasurojmë dosjen hetimore me të dhëna të tjera me padinë e re që dorëzojë ndaj Ministrit Arben Ahmetaj. Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar dhe më pas ka firmosur financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Pa firmën e Ministrit të Financave dhe pa miratimin e kryeministrit, nuk munde të miratohej një skemë e tillë e jashtëzakonshme financimi. Është fakt se Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për incineratorin e Tiranës, që është kryevepra e korrupsionit të qeverisë së Ramës dhe bashkisë së Tiranës. Është fakt se asnjë nga incneratorët nuk është sot në punë, pavarësisht milionave të paguar nga taksat e shqiptarëve me firmën e Arben Ahmetajt dhe miratimit nga Edi Rama. Është fakt se 2 nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj. Është fakt se në kohën që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të incinerstorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto”, u shprehën deputetja.

Nga ana tjetër, deputeti Lefter Gështenja tha se procedura e Koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ka bazë ligjore dhe një ndër ministrat përgjegjës për këtë është Damian Gjiknuri.

“Në cilësinë e ministrit të Energjetikës, z.Gjiknuri është angazhuar që të caktonte dhe një anëtar në Komisionin e Koncesioneve duke qenë në dijeni të plotë të procedurave, rrugës së ndjekur dhe padyshim shkeljes së ligjit. Procesverbalet nga mbledhja e Komisionit të Koncesioneve janë fakte që tregojnë se rruga e ndjekur nga qeveria Rama dhe posaçërisht nga ministritë e përfshira në këtë procedurë ka qenë abuzive dhe e paligjshme. Në nëntor 2016, z. Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Energjetikës, ka dërguar në këshillin e ministrave një projekt vendim që I jepte kompanisë koncensionare një leje për ndërtimin dhe miratimin plus shfrytëzimin e impiantit të rikuperimit të energjisë, ndërkohë punimet për këtë impiant nuk kishin nisur megjithëse qeveria kishte nisur pagesat. Gjithashtu ai është përgjegjës për licencën 25 vjeçare për prodhim të energjisë që I ka dhënë kompanisë koncensionare  që ka përfituar në mënyrë joligjore një koncesion me vlerë 22 mln euro. Koncesioni për energjinë elektrike dhënë nga ministri Gjiknuri janë në shkelje të ligjit 125/2013 . Në shtator 2017, kryeministri Rama, përcakton si autoritet kontraktor MIE dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e tanimë 3 inceneratorëve. Ndonëse ai qe Autoritet Kontraktor ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve”,  tha Gështenja.

Më herët, PD ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Fierit Armando Subashin, deputetin socialist Alqin Bllakon dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin si të përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Etiketa: Arben AhmetaKryesore1PD

Lajme të lidhura

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit
Aktualitet

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria
Aktualitet

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Para
Rusia i kërcënoi/ Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për të forcuar sigurinë

Rusia i kërcënoi/ Suedia dhe Finlanda bëhen bashkë për të forcuar sigurinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të...

Lexo më shumë
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

21:05 - 02/09/26
Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

20:44 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com