GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD nxjerr raportin për mandatin e Olta Xhaçkës: Ka përfituar pasuri nga shteti

12:30 - 10/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Duhet të ketë vijë të kuqe”/ Xhaçka: Masakra e Srebrenicës meriton vetëm respekt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentari i Partisë Demokratike ka nxjerrë raportin për mandatin e ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke thënë se “ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit”.

Nisur nga përfundimi i këtij raporti, relatori i opozitës, Gazment Bardhi i është drejtuar me një shkresë Kryetares se Kuvendit, Lindita Nikolla, duke i kërkuar thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së radhës së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, me qëllim prezantimin e raportit nga relatorët dhe kalimin e çështjes për shqyrtim në seancën plenare më të afërt.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

Konkluzionet:

Në vijim të fakteve dhe rrethanave të cështjes, të drejtës së aplikueshme dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, analizës ligjore dhe procedures parlamentare të ndjekur, është e qartë se deputetja dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhacka ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë, të përcaktuar nga neni 70, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pasi shoqëria “AG.TCC” sh.p.k., e cila ndodhet në pronësi të bashkëshortit të saj, Z. Artan Gaci, e për rrjedhojë edhe në pronësi të saj, në kuptim të nenit 74 të Kodit të Familjes, dhe nenit 35 të ligjir nr. 9367/2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, ka përfituar të drejta pasurore mbi pasurinë e shtetit. Konkretisht, si rezultat i përdorimit të brigjeve të detit, e cila përbën pasuri shtetërore, për instalimin e stacioneve të plazhit në fshatin Gjilekë, Himarë, shoqëria “AG.TCC” sh.pk., në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe të deputetes Xhacka, do të sigurojë të ardhura, cka përbën qartazi një veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit.

Megjithate, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese (shih vendimet nr. 44/2011, nr. 7/2016, nr. 72/2016 dhe nr. 93/2016), por edhe neni 119/1 i Rregullores së Kuvendit, kanë përcaktuar se Kuvendi nuk ia nënshtron debatit parlamentar, pasi nuk i hyn themelit të cështjes.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vlerëson vetëm përmbushjen e kritereve formale që kanë të bëjnë me faktin nëse kërkesa është bërë me shkrim, është nënshkruar nga jo më pak se 1/10 e deputetëve, ka bashkëlidhur dokumentacionin provues, verifikon momentin e marrjes së mandatit të deputetit, si dhe verifikon nëse mocioni ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive fitimprurëse me pasuri që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor apo fitimin e pasurive shtetërore. Në rastin konkret, rezulton se mocioni i paraqitur është bërë me shkrim, është nënshkruar nga 14 deputetë, ka bashkëlidhur të gjitha provat shoqëruese, Znj. Olta Xhacka është zgjedhur deputete në vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe mocioni ka të bëjë me kryerjen e veprimtarive fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit, përkatësisht përdorimi i brigjeve të detit për instalimin e stacioneve të plazhit që do të sigurojnë të ardhura për kompaninë “AG.TCC” sh.p.k., në bashkëpronësi të deputetes dhe bashkëshortit të saj. Në këtë kuptim, por edhe në zbatim të vendimit nr. 7/2016 të Gjykatës Kushtetuese dhe nenit 119/1, pika 2 të Rregullores, Kuvendi ka detyrimin ta dërgojë cështjen në Gjykatën Kushtetuese, sic ka vepruar edhe me vendimet nr. 18/2016 (rasti i deputetit Koco Kokëdhima). nr. 28/2016 (rasti i deputetes Valentina Leskaj) dhe nr. 29/2016 (rasti i deputetit Rakip Suli), në respekt edhe të praktikës së Kuvendit të Shqipërisë.

Etiketa: mandatipasuriraportxhacka

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
“Të bashkohemi kundër të majtës”/ Meloni mesazh të fortë: Na duhet një Europë më e guximshme

“Të bashkohemi kundër të majtës”/ Meloni mesazh të fortë: Na duhet një Europë më e guximshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com