GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkon dorëheqjen e Pirro Vengut: Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit, duke e cilësuar gjendjen në disa qytete të vendit si alarmante dhe katastrofike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se mbledhja e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, e thirrur dy ditë më parë nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret në terren.

PD akuzon qeverinë se ka zëvendësuar veprimet konkrete me propagandë, duke organizuar, sipas saj, “pseudo-inspektime”, ndërkohë që infrastruktura për ujërat e bardha vijon të jetë jashtë funksionit. Sipas deklaratës, kanalet dhe pusetat janë të bllokuara, ndërsa investimet milionëshe në hidrovorë rezultojnë të pafrytshme përballë situatës aktuale.

Në këtë kontekst, Partia Demokratike kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e përmbytura dhe marrjen e përgjegjësisë së plotë nga shteti për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të prekura.

PD gjithashtu i bën thirrje Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, të japë dorëheqjen, ndërsa kërkon që organet e hetimit të nisin procedurat për përgjegjësit e kësaj situate, të cilën e cilëson si të paralajmëruar dhe me pasoja të rënda, deri në rrezikimin e jetëve njerëzore.

“Shqipëria nuk qeveriset me propagandë, por me veprime konkrete,” përfundon Vangjeli.

Deklarata e plotë:

Dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të diskutuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit.

Por cili është rezultati konkret i kësaj mbledhjeje?

Gjendja e qytetarëve të përmbytur në Tiranë, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Cërrik, Elbasan,  Pogradec e jo vetëm është alarmante dhe tejet e mjerueshme. Banorët raportojnë se janë të izoluar në banesat e tyre, të përmbytura dhe me dëme të mëdha materiale, duke u shkatërruar mundi dhe sakrificat e shumë viteve pune.

Mbi të gjitha, instancat shtetërore nuk u përgjigjen telefonatave për ndihmë. Askush, përveç gazetarëve, nuk shkon për t’u interesuar për gjendjen e tyre.

Prej disa ditësh, qytetet e Shqipërisë ndodhen nën pushtetin e ujit. Vetëm tre muaj më parë ndodhi një tjetër përmbytje dhe, edhe këtë herë, asnjë masë parandaluese nuk u mor, ndonëse reshjet e dendura ishin paralajmëruar.

Si çdo herë, pushtetarët e kësaj qeverie, sapo bie shi, veshin çizmet e propagandës dhe shëtisin nëpër pseudo-inspektime, ndërkohë që realiteti për qytetarët është katastrofik. Masat parandaluese munguan plotësisht dhe reagimi erdhi vetëm pasi dëmi ishte bërë.

Kanale dhe pusetat vijojnë të jenë të bllokuara, si pasojë e mungesës së investimeve serioze për ujërat e bardha, pavarësisht se miliona euro janë shpenzuar për hidrovorë që sot rezultojnë të paaftë për të përballuar situatën.

Në fund, fatura e kësaj paaftësie dhe papërgjegjshmërie i shkon gjithmonë qytetarëve.

Ligji është i qartë prandaj Partia Demokratike kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në zonat e përmbytura.

Shteti duhet të marrë përgjegjësi të plotë për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të prekura.

Shqipëria nuk qeveriset me propagandë, por me veprime konkrete.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa organet e hetimit duhet të nisin hetimet për penalizimin e gjithë përgjegjësve të kësaj situate të paralajmëruar, të cilët me veprimet apo mosveprimet lejuan krijimin e kësaj gjendjeje katastrofike, me pasoja të rënda deri në humbjen e jetëve njerëzore nga përmbytjet.

Lajme të lidhura

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin
Aktualitet

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër
Aktualitet

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
Para
PD-ja E 2025-ës/ Nga zgjedhjet, te “farsa”, rikthimi në Kuvend dhe protestat kundër qeverisë

Bardhi i drejtohet Kuvendit: Qeveria të japë llogari për përmbytjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26

26 ditë qëndresë numërojnë protestuesit në Divjakë, të cilët kundërshtojnë projektin e reformës administrative territoriale të propozuar nga Partia Socialiste,...

Lexo më shumë
Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin

22:22 - 25/08/26
Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

Ra nga 50 metra lartësi, shpëton mrekullisht 51-vjeçari në Mallakastër

21:59 - 25/08/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com