GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: “U shkel barazia në zgjedhje”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ja epiteti që Balluku i kishte vendosur Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend një kërkesë për mocion me debat lidhur me gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, theksohet se qëllimi i mocionit është hapja e një debati parlamentar mbi “problematikat, mangësitë dhe shkeljet që shoqëruan procesin zgjedhor”, si dhe kontributi në punën e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur së fundmi me konsensus ndërpartiak.

“Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të nxisim një debat të plotë dhe institucional për standardet zgjedhore”, thuhet në kërkesën e Bardhit.

Sipas opozitës, raporti i OSBE-ODIHR evidenton se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në një klimë të thellë polarizimi politik, ku “garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.

Në dokumentin e dorëzuar në Kuvend, PD thekson se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore dhe i kapaciteteve institucionale, duke përfshirë faljen e gjobave vetëm pak orë para ditës së zgjedhjeve, ndërkohë që zyrtarë të lartë qeveritarë u përfshinë në aktivitete zyrtare që “përkonin me mesazhe elektorale”.

Sipas raportit të përmendur nga demokratët, kjo situatë ka bërë të paqartë ndarjen mes shtetit dhe partisë në pushtet.
Në të theksohen gjithashtu pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, intimidim të mbështetësve të opozitës, përdorim të rrjeteve të patronazhimit, si dhe rastet e shitblerjes së votës dhe ndikimin e elementëve kriminalë në disa parti politike.

Opozita kërkon që këto gjetje të diskutohen në mënyrë të plotë në seancë plenare, duke i konsideruar si thelbësore për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në të ardhmen.

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund
Sport

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Para
Durrës, një person i plagosur me armë zjarri, dërgohet në spital, reagon Policia

Durrës, një person i plagosur me armë zjarri, dërgohet në spital, reagon Policia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com