GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kushtëzon votën për diasporën, Bylykbashi: Të hiqet kufizimi për dokumentet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Dako, gjylja në këmbën e Ramës apo një pazar politik?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike nuk do të votojë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, nëse mazhoranca nuk pranon që të votojnë të gjithë emigrantët ende të papajisur me dokumente biometrike të shtetit shqiptar.

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, në emisionin “Zëri i diasporës” në RTSH 24 theksoi se askush nuk ka të drejtë t’u heqë të drejtën e votës qindra mijëra shqiptarëve.

“Sigurisht që kjo kushtëzon. Unë gjykoj që siç kemi pasur hapësira edhe në të shkuarën kemi ende ditë në dispozicion,” u shpreh Bylykbashi.

Zyrtari demokrat shpjegoi se teknikisht procesi është lehtësisht i realizueshëm.

“Është programim teknik që ekspertët, të cilët punojnë sot me KQZ, thonë ‘po, mund të bëhet’. Hiqet kufizimi për të lexuar detajet vetëm për pasaportën shqiptare. Mund të bëhet një gamë vendesh të përcaktuara ose mund të lexohen të gjitha dokumentet biometrike. Pra, siç ndodh në Rinas, vendos pasaportën, kalon kufirin, pa thënë çfarë pasaporte ke. Mjafton që ajo të lexohet,” tha Bylykbashi.

Kujtojmë që Partia Socialiste ka depozituar në parlament disa amendamente, që afrojnë afatet për regjistrimin e kandidatëve për deputetë, që rregullojnë numërimin bipartizan të votës së diasporës dhe saktësojnë se posta për emigrantët do të paguhet nga shteti.

Ndërsa PD-ja ka depozituar në parlament disa amendamente, që parashikojnë se në 11 maj mund të votojnë të gjithë ata qytetarë që kanë dokumente të skaduara të identifikimit ose që nuk kanë asnjë dokument biometrik.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kërkojnë 84 vota për të kaluar në parlament e nëse mazhoranca e opozita nuk gjejnë konsensus, asnjë prej këtyre amendamenteve nuk mund të miratohet.

Etiketa: Oerd BylykbashiPD

Lajme të lidhura

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI
Aktualitet

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?
Aktualitet

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26
Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme
Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26
Para
Air Albania sulmon Ahmetajn: Je borxhli tek ne, nuk keni paguar biletat e udhëtimit familjarisht

Air Albania sulmon Ahmetajn: Je borxhli tek ne, nuk keni paguar biletat e udhëtimit familjarisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26

Tirana është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë gjatë vitit kalendarik 2026 në Kategorinë Superiore. Bardheblutë kanë regjistruar një...

Lexo më shumë
Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

Qëlloi me armë dy persona në Londër, 15 vite burg për shqiptarin /EMRI

15:51 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

Nations League/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Bjellorusisë

15:06 - 13/11/26
Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria?

14:52 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com