GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD lajmëron përshkallëzimin e aksionit opozitar/ Demokratët i kërkojnë të mos dorëzohet. Ja vendimi i Salianjit

16:06 - 27/09/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD lajmëron përshkallëzimin e aksionit opozitar/ Demokratët i kërkojnë të mos dorëzohet. Ja vendimi i Salianjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi parlamentar demokrat u mblodh këtë të premte duke vendosur përshkallëzimin e aksionit opozitar. Pas mbledhjes, detaje për vendimet që u morën i dha kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili zbardhi fillimisht diskutimet për dënimin politik të Ervin Salianjit.

Bardhi tha në mënyrë unanime grupi i propozoi Salianjit që mos vetëdorëzohej dhe deputetët demokratë të ngujoheshin në selinë blu.

“Për ne vendimi i djeshëm gjyqësor është një akt i mirëfilltë politik, hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin ti drejtojë gishtin lidhjeve mes krimit të organizuar dhe pushtetit të kriminalizuar. Se vëllai i Xhafajt shëtiste i lirë dhe pse i dënuar me formë të prerë për trafik narkotikësh shkoi në burg. Hakmarrja politike tregoi se s’ka shtet lijor, s’ka demokraci. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD është që ndaj kësaj padrejtësia s’duhet të pajtohemi, s’duhet ti nënshtrohemi dhe qëndrimi unanim ka qenë kërkesa drejtuar Salianjit që të mos e zbatojë vendimin politik të Rdi Ramës të firmosur nga tre gjyqtarë të gjykatës së apelit. Sot është dënuar çdo anëtar i PD, çdo qytetar i Shqipërisë që ka vendosur të jetojë në këtë vend dhe të luftojë për më të mirën për veten e familjes”, tha Bardhi,

Por, ai shtoi se Salianji vendosi që të “shkojë në burgun politik të Edi Ramës”.

“Por krahas vendimit politik të grupit kemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të deputetit Salianji i cili ka vendosur që të përballet edhe më të shkuarin pa prova në burgun politik që i ka caktuar Rama. Kjo e Salianjit është një sakrificë që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për cilindo prej nesh se kushdo deputetet çohet në burg pa prova si hakmarrje e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, është në rrezik çdo qytetar i republikës Shqipërisë. Ne e respektojmë vendimin e Salianjit, i cili bashkë me grupin e cilëson padrejtësi vendimin e gjykatës së Apelit mirëpo fakti që ligjërisht ai vendim është në fuqi dhe pse efektet s’mund ti prodhojë ndaj një deputeti pa u mbledhur këshilli i mandateve siç lejon Kushtetuta, pa u zbardhur vendimi që e ka shkruar Edi Rama, pa i dhënë mundësi të bëjë rekurs”, tha Bardhi.

Ai shtoi se një tjetër vendim i marrë pas burgosjes politike të deputetit Salianji, është që “opozitës s’ka për të pasur asnjë marrëdhënie normale institucionale me deputetët e Edi Ramës në Kuvend, mbështet plotësisht protestën e 6 Tetorit dhe vijimin e rezistencës së përballjes me qytetarët në çdo rrugë, lagje apo shesh të Shqipërisë”.

I pyetur nëse do të rikthehen skenat e mosbindjes civile në Kuvend, Bardhi nuk dha detaje, por iu përgjigj gazetarëve “do ta shihni”.

Etiketa: Ervin SalianjiGazment BardhiKryesore1PD

Lajme të lidhura

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026
Breaking Views

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

19:09 - 24/04/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur
Aktualitet

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n
Breaking Views

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
Para
Dy muaj para Shqipëri-Çeki në Air Albania shiten 12 mijë bileta, kërkesë e madhe edhe për ndeshjen me Ukrainën

Dy muaj para Shqipëri-Çeki në Air Albania shiten 12 mijë bileta, kërkesë e madhe edhe për ndeshjen me Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg
Breaking Views

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

19:15 - 24/04/26

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për sulmin e armatosur të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë, ku...

Lexo më shumë
Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

Qeveria rrit pensionet me 6.4%, ndryshon formula e llogaritjes nga 2026

19:09 - 24/04/26
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

18:52 - 24/04/26
Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

Whitaker në Kuçovë: Shqipëria, pikë e rëndësishme logjistike për NATO-n

18:37 - 24/04/26
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”/ PD publikon mesazhet e ministrit Ferit Hoxha

18:30 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com