GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PD me 4 nënkryetarë partie, ndryshime edhe në disa sekretariate

19:04 - 30/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD me 4 nënkryetarë partie, ndryshime edhe në disa sekretariate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshillit Kombëtar i Partrisë Demokratike ka votuar për të qenë nënkryetarë të PD Jorida Tabakun, Grida Dumën, Alfred Rrushajn dhe Enkelejd Alibeajn. Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është votuar për kryetar të këtij Këshilli Edi Paloka, duke zëvendësuar Bujar Nishanin, ndërsa është rikonfirmuar në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Kështu, Ervin Minarolli, i cili deri tani ka mbajtur sekretarinë e burimeve njerëzore, tani më do të  marrë sekretarinë e organizimit, post i cili mbahej nga Sahit Dollapi që u largua pas zgjedhjeve. Ndërkohë, sekretar i burimeve njerëzore është bërë Arta Sakja.

Po ashtu, Basha duket se do të jetë në të njëjtin hap me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që është zotuar që në zgjedhjet e ardhshme të mundësojë votimin e emigrantëve. E për të pasur marrëdhënie më të forta me diasporën, Basha i ka besuar Belind Këlliçit sekretarinë për marrëdhëniet me Diasporën. Kreu i PD-së i ka besuar anëtarit të Kryesisë, Endri Hasa, sekretarinë e organizimit dixhital.

Lulzim Basha ka vendosur që të mos lërë më në sekretarinë e çështjeve ligjore Çlirim Gjatën, duke ia kaluar Ivi Kasos, sekretarit për çështjet zgjedhore edhe përgjegjësinë për çështjet ligjore. Ndërkaq, po ashtu për të pasur adresim më të mirë të çështjeve të pronave dhe të përndjekurve, Basha ka vendosur të krijojë dy sekretari përkatëse. Çështja e të përndjekurve do të drejtohet nga Jonila Godole, ndërsa çështja e pronave nga Ledina Mandia.

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli

SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi

SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia

SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli

SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa

Etiketa: nenkryetarPDsekretare

Lajme të lidhura

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe
Breaking Views

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Para
Rama: Brezi i ri ka nevojë për tu njohur me historinë e së kaluarës

Rama: Brezi i ri ka nevojë për tu njohur me historinë e së kaluarës

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com