GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Ministria e Arsimit ka braktisur nxënësit dhe mbron zyrtarët e korruptuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ministria e Arsimit ka braktisur nxënësit dhe mbron zyrtarët e korruptuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, tha këtë të martë se Ministria e Arsimit ka vendosur të braktisë qindra nxënës e prindër, dhjetëra mësues, dhe të mbrojë zyrtarët e saj të paaftë e të korruptuar.

Sula deklaron se Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin ‘Klea Rama’, ashtu siç ka heshtur:

-për rrënimin e cilësisë së arsimit;

-për braktisjen e shkollës nga nxënësit;

-për zhbërjen e profesionit të mësuesit:

-për mosfinancimin e arsimit;

-për rrënimin e infrastrukturave shkollore;

-për degradimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore;

-për politizimin e drejtimit të institucioneve;

-për shthurjen e sigurisë në shkolla.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë edhe për skandalin e projektit fantazmë Let’s talk together about US 2024.

Në këtë skandal të radhës e të njohur si rasti ‘Klea Rama’, Ministria, në kundërshtim me çdo përgjegjësi dhe detyrim ndaj publikut, zgjedh të braktisë qindra nxënës, dhjetëra mësues, prindërit dhe të mbrojë zyrtarët e saj, militantë, të paaftë e të korruptuar.

Partia Demokratike në monitorim të këtij skandali, denoncon me forcë synimin e ministrisë për të ekspozuar si fajtorë mësues të veçantë, të cilët vetë i caktoi si koordinatorë dhe vetë i trysnoi dhe i detyroi të zhvillonin këtë skemë mashtrimi dhe korrupsioni.

Znj. ministre, heshtja dhe mosreagimi juaj ndaj shkeljes që zv. ministrja dhe zyrtarë të tjerë drejtues i bënë Urdhrit të MAS nr. 634, datë 25.10.2022, ‘Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve të organizatave/shoqatave joqeveritare dhe individëve që kërkojnë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në fushën e arsimit parauniversitar’, tregon papërgjegjshmërinë ose përfshirjen tuaj në këtë skemë mashtrimi të nxënësve tanë!

Znj. Manastirliu dhe znj. Guga!

A jeni të vetëdijshme dhe kush mban përgjegjësi për zhgënjimin, traumën dhe pasojat që ky mashtrim i strukturuar ka  krijuar te nxënësit dhe prindërit e përfshirë në këtë pseudo projekt?

A jeni të vetëdijshme për nivelin qesharak ku i keni katandisur institucionet qendrore dhe ato vendore të përfshira në këtë skandal?

A keni përgjegjësi ndaj mësuesve, koordinatorëve, drejtuesve të shkollave, të cilët administrata juaj i detyroi të punonin për disa muaj dhe me orë të tejzgjatura dhe sot i kërcënoni që të mbyllin gojën?!

Përtej zezonave që i keni shkaktuar arsimit dhe edukimit të fëmijëve, edhe ky rast është i mjaftueshëm për dorëheqjen tuaj dhe ndjesën që u detyroheni nxënësve, prindërve dhe mësuesve që i mashtruat në projektin ‘Klea Rama’.

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Partia Demokratike, siç e ka publikuar në programin për arsimin, zotohet për ndalimin e katastrofës që solli rilindja dhe rikthimin e arsimit në vlerat, dobinë dhe në interesin më të mirë të nxënësve, të mësuesve dhe të familjeve tona. Garancia më e madhe për këtë, janë pikërisht mësuesit dhe nxënësit tanë të talentuar!”- shprehet Lili Sula.

Etiketa: arsimiMinistria e ArsimitPD

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Humb jetën i moshuari në plazhin e Darëzezës

Humb jetën i moshuari në plazhin e Darëzezës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com