GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“PD mund të shkrihet dhe rithemelohet”, Nishani: Ja çfarë pritet të ndodhë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“PD mund të shkrihet dhe rithemelohet”, Nishani: Ja çfarë pritet të ndodhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj”, deklaroi ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë televizive. Sipas tij, kjo do të ndodhë para datës 8 dhjetor.

Ai tha se mbështetësit e Berishës kanë numrat për të kryer këtë aksion politik. “Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD”.

Më tej Nishani, foli për mundësinë e shkrirjes së partisë dhe hapësirën statutore.

“Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh. Është momenti i një bashkimi i madh”, njoftoi Nishani.

“Dua të sjell një emocion që ndodh tek njerëzit. Kundërshtari politik margjinalizohet. Demokratët janë pushuar nga puna, nuk u hapen dyert. Pra demokratët duhet të vijnë në pushtet, për interesat e kujtdo. Sistemi politik është në krizë dhe me veprimin e fundit të zotit Basha është edhe në krizë identiteti”, deklaroi ish-Presidenti Nishani.

Duke kritikuar Lulzim Bashën për drejtimin aktual të partisë, Nishani nënvizoi krizën e identitetit të kryetarit.

“Deklaratat më të fundit, që reflektojnë një kuptim mbi mënyrën si është ndërtuar PD, si funksionon, çfarë mbartë PD, nga kryetari, tregon se ka një krizë identiteti PD sot. Të thuash dhe të konsiderosh qeverisjen e partisë, që ke marrë përsipër ta drejtosh, pra njërën prej pjesëve më të rëndësishme të kësaj partie, që është pikërisht qeverisja, si një lum, pavarësisht në kuptimin segmentar të saj, pa dyshim kjo tregon një reflektim shumë të rëndë, që ka të bëjë me krizën e identitetit”, deklaroi Nishani.

Sipas tij, PD është jo vetëm në një krizë të madhe politike dhe elektorale, por edhe në një krizë të madhe identitet, që duhet zgjidhur me çdo kusht.

Etiketa: Bujar NishaniPartia Demokratikerithemelimishkrirje

Lajme të lidhura

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë
Breaking Views

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit
Aktualitet

Arben Kola: Vlora Hyseni shiti Shqipërinë te UDB-ja, Rama i inkriminoi të gjitha gratë e kabinetit

21:06 - 24/09/26
Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Qytetarët përmbyllin fjalimet te Kryeministria, nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:46 - 24/09/26
Para
Ylli juventin rikuperohet nga dëmtimi, buzëqesh Alegri

Ylli juventin rikuperohet nga dëmtimi, buzëqesh Alegri

TË FUNDIT

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën
Sport

Kosova e nis mbarë Ligën e Kombeve, Vedat Muriqi i jep fitoren me Irlandën

22:46 - 24/09/26

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Republikën e Irlandës me rezultat...

Lexo më shumë
“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

“Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK”/ Mbyllet protesta e 117-të, qytetarët: Nesër më shumë

22:30 - 24/09/26
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK

21:48 - 24/09/26
Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën Rydox

21:31 - 24/09/26
Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit, bllokohen në Itali

21:14 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com