GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD nis bojkotin e komisioneve parlamentare, deputetët demokratë mblidhen sot në seli

09:12 - 10/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.

“Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendimi final”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Bojkoti pritet të zgjasë deri në përcaktimin e një qëndrimi përfundimtar nga grupi demokrat, që do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Kuvendin dhe qeverinë.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa disiplinore, njëra nga Partia Demokratike ndaj Taulant Ballës dhe tjetra nga Partia Socialiste ndaj Sali Berishës. Grupi parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë, pas deklaratës së tij mbi qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.

Ndersa, sipas PD-së, gjatë seancës parlamentare të 6 nëntorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Gjuha joparlamentare dhe fyese, që përfshinë fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”.” – thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

Etiketa: bojkotDemokratëkomisioneKryesore1

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Malaga, njihuni me situatën e kuqezinjve

Duelet me Andorrën dhe Anglinë, Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një person me aftësi të kufizuara ka humbur jetën nga asfiksia mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij është përfshirë...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com