GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD nxjerr emrat: Ja kush ka përfituar nga aferat korruptive të AKSHI

10:42 - 02/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD nxjerr emrat: Ja kush ka përfituar nga aferat korruptive të AKSHI
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike denoncoi skandalin e radhës të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në selinë blu, Avenir Peka, bëhet fjalë për një tender me vlerë prej 17.2 milionë euro.

Më pas, zyrtari demokrat listoi disa emra që kanë përfituar nga tenderat korruptivë të AKSHI.

Deklarata:

4 muaj më parë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 5.5 milion euro. Ky tender parashikonte që një kompani private të lidhte Kadastrën, Tatimet dhe ISSH-në me rrjetin e brendshëm qeveritar të intranetit, duke shtruar infrastrukturën përkatëse si dhe të siguronte shërbim internet me afat 24 muaj për këto institucione. Më pas tenderi u anulua nga AKSHI, që e përligji anulimin duke thënë se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.

Pesë ditë më parë AKSHI e ripublikoi procedurën me të njëjtin objekt, por me fond limit 17.2 milion euro. Pra më shumë se dyfishin e vlerës së para katër muajve.

Ajo që bie në sy është rrija e vlerës me rreth 12 milion euro. Nuk mund të lihet pa përmendur gjithashtu fakti se edhe për anulimin e tenderit nuk u paraqit në detaje se cilat janë “gabimet dhe mangësitë e rëndësishme”, në kundërshtim me nenin 38 pika 2 të VKM nr.285, ku citohet se njoftimi i anulimit duhet të përmbajë të paktën ARSYET e anulimit, përveç bazës ligjore.

Gjithashtu nëse objekti i tenderit është i njëjtë, cila është arsyeja e shumëfishimit të fondit limit? Si e përllogariti AKSHI fondin limit të kësaj procedure duke qenë se për procedurën e parë, në dokumentin e specifikimeve teknike hartuar në Tetor 2022, pika 5.1 citon:

-Shërbimi do të ofrohet në institucionet shtetërore, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndërsa në dokumentet e tenderit të dytë të rishpallur pas formularit të njoftimit të kontratës afishohen 55 institucione të cilat do përfitojnë shërbimin.

Pra, në procedurën e parë shërbimi do ishte për një gamë më të gjerë mbulimi, sikurse përcakton AKSHI “në të gjithë territorin e RSH”, ndërsa në procedurën e dytë të rishpallur shërbimin do ta përfitojnë vetëm 55 institucione. Rrjedhimisht fondi limit duhet të ishte 5.5 milion euro ose më pak.

Ky veprim bie në kundërshtim me ligjin nr.162, “për Prokurimin Publik”, neni 34, neni 35, neni 36 dhe VKM nr.285 “Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik”.

Për nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, jo vetëm në rastin më lart, por në tërësi AKSHI përdor kontrata të klasifikuara, dhe në rolin e autoritetit kontraktor lidh kontrata me operatorë të përsëritur, ndërkohë shërbimet janë të ndryshme. Kjo duke kufizuar konkurrencën dhe duke mos u dhënë akses operatorëve në treg për të marrë pjesë në procedurat që publikon. Hartimi i DST-ve dhe specifikimet teknike e kriteret kualifikuese kryhen në mënyrë të tillë që të drejtojnë te emra të caktuar operatorësh klientelistë ndër të cilët përmendim:

-Advanced Business Solutions shpk (Gerond Meçe, miku i ngushtë i Armand Frangut që është edhe baxhanak i Edi Ramës) 33.3 milion euro nga 2015-2022, edhe me kontrata të klasifikuara);

-AES communication Shpk (Jani Angjeli), 7.4 milion euro 2014-2022 (me kontrata të klasifikuara);

-ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS (Vëllezërit Dulaku dhe Benjamin Feinberg) 10 milion euro 2014 – 2022;

-AlbaScan shpk (Elton dhe Elison Jorgji) 4 milion euro 2015 – 2022

-ALISSA ALBANIA shpk (Vëllezërit Dulaku) 2.9 milion euro 2019 – 2022 me kontrata të klasifikuara;

-Intech + shpk (ILIR BEQJA) 8.5 milion euro nga 2014-2022;

-PRIMUS ALBANIA (zotëruar nga shoqëria në Zagreb Primus Adriatic me pronar Hrvoje Çabrajiç;

Në shtator 2018, vetëm 2 muaj pasi kishte fituar tenderin e shumëpërfolur për sistemin e ri të faturimit për biznesin, 15.2 milionë euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk është shitur tek një kompani e panjohur kroate me emrin “Primus Adriatic”.

Tenderi u cilësua më i lartë se çmimet e tregut ndërsa pronari i “Primus Adriatic” u zbulua se ishte biznesmeni nga Kroacia, Hrvoje Çabrajiç, i akuzuar dhe hetuar për mashtrime gjatë ushtrimit të aktivitetit të biznesit dhe ortak i këshilltarit të Kryeministrit Rama, Zoran Milanoviç.

Asokohe, në media u raportua se edhe Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, kishte gisht në tenderin e shumëpërfolur.

Siç shihet tenderi i fundit është vetëm një nga të shumtat afera korruptive te AKSHI-t. Ne 10 vitet e qeverisjes se Edi Rames, ky institucion është është shndërruar në një nga gropat më të mëdha financiare të shtetit shqiptar, ku prokurohen shërbime me çmime deri në disafish më shumë se tregu.

U bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese të ndërhyjnë menjëherë për të pezulluar këtë procedurë korruptive, dhe Prokurorisë të nise menjëherë hetimet.

 

Etiketa: aferaAKSHIKryesore1PD

Lajme të lidhura

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë
Aktualitet

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Para
BIRN: Garë e hapur në Mat, e djathta befason në Lezhë

BIRN: Garë e hapur në Mat, e djathta befason në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se kompania e përfshirë në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin...

Lexo më shumë
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com