GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon rëndë shtetin e mafies

11:55 - 29/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon rëndë shtetin e mafies
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon rëndë shtetin e mafies

Partia Demokratike shpreh edhe njëherë mirënjohjen e thellë për Eurojust, Europol, organet ligjzbatuese të Mbretërisë së Belgjikës, Francës dhe Mbretërisë së Holandës, për ndihmën substanciale në luftën kundër kriminalitetit në Shqipëri, por edhe gjithë atyre zyrtarëve shqiptarë të organeve ligjzbatuese që, me guxim duan të zbatojnë ligjet e vendit dhe të bëjnë jetën tonë dhe Shqipërinë një vend të sigurt.

Partia Demokratike thekson sërish se operacioni i koduar me emrin ‘Metamarofoza’, i bazuar kryekëput në dokumentacionin e sjellë nga partnerët tanë, dëshmon edhe njëherë se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës.

Kjo provohet më së pari me faktin që 15 mandatet e arrestit të dosjes ‘Metamorfoza’ të 15 kriminelëve të rrezikshëm, flinin, konservoheshin në dosjet e dërguara nga partneret prej kohësh. Ata, me urdhër të “kreut të Meduzës” nuk u prekën, vetëm e vetëm për shkak të misionit kriminal elektoral që personazhet e krimit kishin marrë nga Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj.

Këta kriminelë elektoralë në krye të pushtetit të mafies, përdorën vrasësit, trafikantët, pengmarrësit, bajlozët e zinj të operacionit ‘Metamorfoza’, dhe dosjeve të tjera, si pushtues të qyteteve, të cilët diktonin me qytën e revoles dhe thasët e drogës, vullnetin e qytetarëve të pambrojtur shqiptarë.

Trafikantët, vrasësit, pengmarrësit, përdhunuesit e dosjes ‘Metamorfoza’, dhe shumë të tjerë, që ishin të lire, u nxorën nga burgu, apo u sollën nga jashtë dhe që u mbrojtën nga mandate ndërkombëtare të arrestit, përbënin krahun e armatosur të fushatës elektorale në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnjë. Ata ishin badigardët e qeveritarëve kriminelë elektoralë Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Në këtë mënyrë ‘SKAP-i i Partisë’ u shndërrua në organ elektoral të Partisë së Krimit.

Së dyti, operacioni ‘Metamorfoza’ dështoi, së paku në masën 60%, mbasi nga 15 mandate janë arrestuar gjithsej 4-6 persona, kurse më së paku 9 apo 11 të tjerë u njoftuan dhe morën arratinë, njëlloj si Arben Ahmetaj. Për të justifikuar këtë dështim criminal, mafia shtetërore e dezinformimit ju tha shqiptarëve se ata prej shumë kohësh ndodheshin në mërgim.

Vetëkuptohet se Taulant Balla, përfaqësuesi me tipik i klaneve të drogës dhe krimit të Elbasanit, Fierit, Lushnjës, Krujës e Shkodrës, nuk mund inauguronte më mirë detyrën dhe të garantonte më shumë bandat që ai përfaqëson, -sipas dëshmive në sallat e gjyqeve, regjistrimeve të brendshme dha atyre të kriptuara të jashtme- me bosët shqiptarë të krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Edi Ramës ndaj krimit të organizuar, rrezik madhor për sigurinë në Shqipëri, rajon dhe Europë, dhe garanton shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se, ZERO tolerancë ndaj krimit të organizuar, do të jetë motoja e saj.

Etiketa: Albana VokshideklarataKryesore1PD

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Histori e frikshme! Shqiptari masakron infermieren me sëpatë

Histori e frikshme! Shqiptari masakron infermieren me sëpatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com