GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD padit në SPAK Ramën dhe Ballukun: Me lejet e ndërtimit po pastrohen paratë e krimit

11:47 - 02/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi publikon shkresën e SPAK: Afera e Belinda Ballukut zyrtarisht nën hetim nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK, ku ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke i lidhur drejtpërdrejt me një skemë të dyshuar pastrimi parash përmes lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe në bregdetin shqiptar.

Sipas Kalasë, projektet e miratuara në mënyrë të përsëritur nga figura të larta të qeverisë janë në kundërshtim me ligjin dhe shërbejnë për të legjitimuar burime të paligjshme financiare. Ajo kërkon hetim të plotë nga SPAK për të gjitha lejet e ndërtimit të lidhura me studio projektimi të përzgjedhura në mënyrë të dyshimtë, si dhe për rolin e Bankës së Shqipërisë, që sipas saj duhet të japë llogari për rritjen e pazakontë të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

“Kemi sjellë argumente dhe fakte bindëse sesi objekte të cilave u  janë miratuar leja edhe nga kryeministri dhe shumicën e rasteve nga zëvendës kryeministra, kanë përçunduar jo vetëm Tiranën por edhe bregdetin e Shqipërisë.

Të gjitha këto veprime që janë bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në kundërshtimin nga subjektet ndërtuese për të justifikuar burimin e ligjshëm të parave, na ka çuar në dyshimin e arsyeshëm se e gjitha kjo bëhet me nismën dhe bekimin e kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, për qëllime personale dhe në dëm të interesit publik.

Të inkoperuar në këtë kallëzim penal ne kemi kërkuar që nga SPAK të hetohen të gjitha lejet e ndërtimit që  rastësisht po e themi këtë janë të lidhura me studio-projektuesin të cilët janë në listën e Edi Ramës dhe asnjë kompani  tjetër që projekton një ndërtim në Tiranë dhe jo vetëm. Nëse i drejtohet kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit që është zoti Rama për nxjerrjen e lejes së caktuar, refuzohet dhe orientohet që gjithë këto kompani të shkojnë tek lista e studiove të huaja që lidhen në këndvështrimin tim me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Ndërkohë kemi kërkuar edhe hetimin nga ana e SPAK edhe të Bashkës së Shqipërisë në këtë proces të paligjshëm. Rol i cili duhet të ketë një vëmendje të caktuar edhe për shkak të statistikave që jep banka e Shqipërisë ku deklarohet se mbi 250 mln euro janë blerë nga shtetas të huaj. Dhe kjo vlerë i takon vetëm 6 mujorit të parë të 2025. Ndërkohë kemi kërkuara nga ana e SPAK që të evidentohen edhe denoncimet që tashmë janë bërë publike, qoftë për çështjen ‘Aruba’, janë denoncime që nuk janë thjesht denoncime nga gazetarë investigativë, por janë denoncime që lidhen me fakte dhe prova të antimafias italiane, qoftë edhe me dy kronikat e dhëna nga Rai3, ku korenspondojnë në mënyrë të habitshme dhe të çuditshme deklarimet në këto emisione me deklarimet apo hetimet e mafias italiane.

Të gjitha provat që ne depozitojmë sot në SPAK lidhin jo vetëm zotin Rama me zëvendësen e tij Balluku në një krim shumë të madh që është pastrimi i parave”, u shpreh Kalaja

Etiketa: Kryesore1padi ramaPDSpak

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Para
Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh! Gjenden trupat e pajetë të dy punëtorëve…

Aksident i rëndë në Bilisht-Kapshticë, një e vdekur dhe një i plagosur (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Shumë progresivë dhe internacionalistë në të dyja anët e Oqeanit Atlantik mbështesin zgjerimin e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com