GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e “Pasigurisë”. Arsimi dhe rendi, territore të humbura

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
PD:  “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e “Pasigurisë”. Arsimi dhe rendi, territore të humbura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo me anë të një deklarate për mediat, ka akuzuar qeverinë se, vendi është përfshirë nga një klime pasigurie në çdo cep të territorit.

“Nuk është vetëm mosha e re, as përleshja me armë të ftohta e adoleshentëve në një shkollë të Tiranës, por është klima e pasigurisë, e terrorit, që sundon në Tiranë që prej një jave dhe që rikthehet në intervale alarmante”, tha gjatë deklaratës së saj, Floriana Garo, një ditë pas vrasjes së një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

“14 vjeçari ka humbur jetën tragjikisht, dhe një moshatar dhe shok i tij është i plagosur rëndë, pas një përleshjeje me thika mes nxënësve të shkollës Fan Noli në mjediset e këtij institucioni të arsimit. Nuk është vetëm mosha e re, as përleshja me armë të ftohta e adoleshentëve në një shkollë të Tiranës, por është klima e pasigurisë, e terrorit, që sundon në Tiranë që prej një jave dhe që rikthehet në intervale alarmante. Së pari, në emër të Partisë Demokratike i shpreh ngushëllimet e mia si nënë familjes Cani. Gjithashtu të riut tjetër të plalgsur i urojmë shërim të shpejtë! Ajo që e bën tragjik rastin nuk është vetëm, humbja e një jete të re, por fakti se policia, institucionet, ministria e Brendshme, nuk sigurojnë dot as territore të kufizura dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat. 10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë. Policia e ka fshehur ngjarjen sepse çfarë ka rëndësi për ministrin Hoxha dhe Rilindjen janë statistikat, jo siguria dhe as jeta“, tha Garo.

“Ajo që e bën qesharake Rilindjen është se, kur në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit ishin Taulant Balla dhe Evis Kushi, ata paraqitën një ‘paketë të sigurisë’ në shkolla. Me kamera, me zhurmë, me rrahje gjoksi dhe premtime ajo paketë, nga e sigurisë është kthyer në të ‘Pasigurisë’. Fëmijët tanë janë në rrezik. Shkollat ku ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara. Ministrja aktuale e Arsimit, Manastirliu e ka gjetur zgjidhjen sipas saj. Thotë se krimi parandalohet kur opozita mos ti thotë më qeverisë me zë të lartë në Kuvend se po vidhni dhe po e shkretoni Shqipërinë. Ky është plani i tyre. Mos e ngrini zërin kur ne vjedhim! Ne e themi dhe do ta përsërisim. Një polici politike, pavarësisht se kë ka në ballë, Ballën apo Hoxhën, që bëhet mur egërsie përballë opozitarëve dhe kamxhik mbi qytetarët e thjeshtë nuk e siguron rendin publik. Ajo ka vetëm një qëllim: të sigurojë pushtetin e drejtorëve dhe qeveritarëve. Si qytetarë, si nëna e si etër të bijve që mbesin nën thikat apo plumbat e kriminalitetit, kemi të gjithë një detyrë të përbashkët, pavarësisht bindjeve politike: ta rrëzojmë këtë qeveri dhe cdo qeveri që ruan pushtetin e vet më shumë se jetën e njerëzve që duhet të mbrojë”, shtoi ajo.

Etiketa: shkolla Fan NoliTiraneVrasje

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë, gjyshja e shokut të Martinit në lot: Nipi nuk flet, është shokuar

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës në Tiranë, gjyshja e shokut të Martinit në lot: Nipi nuk flet, është shokuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com