GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Pas inceneratorëve, mafia e plehrave kap edhe Vaun e Dejës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Pas inceneratorëve, mafia e plehrave kap edhe Vaun e Dejës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka denoncuar mafien e plehrave dhe votave që ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Bashkinë Vau Dejës.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Kaso theksoi se ‘vjedhja e rradhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017 – Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë’.

Deklarata e plotë

Mafia e plehrave dhe votave, që ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Vaun e Dejës. Vjedhja e rradhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017 – Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjykata më 13 shtator 2022, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, vendosi të pranojë kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën e 685 milionë lekëve

Materiali 1. Vendimi gjyqësor

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori i landfillit të Bushatit, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Kjo pasi, sic rezulton nga pasqyra e llogarive bankare të Landfillit Bushat, të 12 faturat kanë qenë njëherë dhe plotësisht të shlyera ndaj shoqërisë koncesionare

Material 2. Nxjerrjet e llogarisë bankare).

Kjo konfirmohet edhe nga administratori i asokohe, z. Albert Markolaj, që ndodhet sot në krahun tim. Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte.

Në vend të këtij veprimi, në 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, (Materiali 3 Marrëveshja) nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak

Materiali 4 Buxheti i bashkisë 2023).

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi nëpërmjet drejtorisë juridike dhe financës për ekzistencën reale të detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejësit, për një detyrim që nuk ekzistonte

Materiali 5 Urdhri

E gjitha kjo nuk është tjetër, vecse një skemë kriminale me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vau të Dejës. Kjo skemë përfshin gjykatësin, administratorin e Landfillit të Bushatit, Agron Ceka, dhe kryetarin në ikje të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani. Këta persona përgjegjës duhet të ishin sot përpara organeve të drejtësisë, për korrupsion të kryer në bashkëpunim.

Qëllimi i kësaj veprimtarie kriminale është i qartë për këdo: blerja e votave për zgjedhjet e 14 majit.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që nëpërmjet Sektorit të Krimit të Ekonomik dhe Prokurorisë, të fillojnë urgjent hetimin e kësaj ngjarje kriminale, me pasoja të rënda për qytetarët e Vau të Dejës, plot 685 milionë lekë të vjedhura nga taksat e tyre.

Me këngë tallava në gojë, lugë në brez dhe Shqipërinë që duan ta çojnë përpara drejt greminës, Baba në Tiranë, dhe Babani në Va të Dejës, nuk i ndalin vjedhjet.

Votoni kundër tyre më 14 maj: Për një ndryshim që kalon nga duart tuaja!

 

 

Etiketa: PDplehra Vau i ejes

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Ja çfarë i ndodh trupit nëse lini kafenë

Ja çfarë i ndodh trupit nëse lini kafenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com