GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD për hapjen e basteve: I dha licencën Olsit të familjes, luan bixhoz me fatet e vendit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD për hapjen e basteve: I dha licencën Olsit të familjes, luan bixhoz me fatet e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso komentoi vendimin e sotëm të kryeministrit Rama për të hapur bastet sportive.

Kaso në një deklaratë për mediat, theksoi se Rama është “kuzhineta e mekanizmit kriminal në vend”, duke i dhënë bastet Olsit të familjes.

Për Kason, Rama po luan bixhoz me fatet e vendit si dhe ka krijuar një shtet të terrorit. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD shton se ora e llogarisë për Ramën dhe njerëzit pranë tij është afër.

“Në vitin 2013, Edi Rama me ministrin e tij, atëherë ‘kampion’, tashmë në burg, e kodonin si ‘fundi i marrëzisë’ operacionin për mbylljen e basteve.

Makina e madhe e propagandës u vu në shërbim të idesë se, ky hap ndërmerrej për të pastruar qytetin, për të shpëtuar Shqipërinë, nënat e motrat e saj, për t’i lënë burrat “që të shkonin në darkë në shtëpi te gratë”.

Pas nëntë vitesh në pushtet, Edi Rama me ‘klanin e babëzisë’ kthehen në vendin e krimit me këngën e një avazi të ri.

 

Sot thonë: Bastet janë të mira. Të kthehen bastet. Rrofshin bastet!

Partia Demokratike e neverit qëndrimin hipokrit, haluçinanat dhe hajdutëror të Edi Ramës. Kur ai bën, njëherë si gardian i familjes dhe vlerve të saj, dhe një herë si ‘kampion i ideve liberale’, nuk është as njëra as tjetra.

Ai është kuzhineta në mekanizmin kriminal që sundon sot Shqipërinë. Një kuzhinetë që e lëviz karrocerinë e punëve të shtetit dhe parave publike në drejtim të të vëllait, shokëve të tij dhe ‘çunave problematikë’ të të gjitha ngjyrave.

Sot i kishte mbeldhur të gjithë vasalët në një dëgjesë turpi, për të bërë, asgjë më shumë se dhënien e licencës Olsit të familjes. Figurantët e sotshëm, dhe ai bashkë me ta, nuk janë më shumë se bastexhinj të punëve dhe fateve të Shqipërisë në zyrat e shtetit që i dinë skuta kumari.

Duam t’i kujtojmë zotërisë së tij, që ua kushtonte nënave dhe motrave mbylljen e  basteve se, sot nëpër Shqipëri ka shumë nëna dhe motra veshur në të zeza nga përplasja që nisi në vitin 2013 mes grupeve rivale në këtë biznes.

Me politikën “hëngshin kokat!” Edi Rama ka prodhuar një shtet ku terrori është një fakt, dhe krimi një skedinë ku rendi dhe siguria e humbin përherë ndeshjen.

Me qaravitjen hipokrite me ‘nënat dhe motra’, Edi Rama nuk ka patur ndërmend shqiptarët, por të vëllanë.

 

Partia Demokratike i kujton Edit, Olsit dhe të gjithë kumarxhinjve, se ora e llogarisë së tyre po luhet në sytë e popullit.

Pasuria që i ka fryrë deri te qerpikët nuk do t’i shpëtojë dot.

Rreziku që ata përbëjnë për Shqipërinë do t’u kthehet kundër”, ka deklaruar Kaso.

Etiketa: basteIvi KasoPD

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
Braçe ironizon Berishën me videon e gjelave të detit: Teatër, por me një fund për “therje”

Braçe i del kundër Ramës për hapjen e lotove: Marrëzi pa fund!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com