GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Produkte të ndaluara në vende të BE-së po futen në Shqipëri, AKU nuk po vepron në kohë

11:12 - 21/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Produkte të ndaluara në vende të BE-së po futen në Shqipëri, AKU nuk po vepron në kohë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, denoncoi një tjetër skandal në fushën e sigurisë ushqimore.

Ai tha se produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri.

Sipas tij, AKU i jep alarmet me vonesa nga 14 ditë në 1 muaj.

Deklarata

“Me gjithë shqetësimet e ngritura, me gjithë denoncimet, nuk ka përmirësim në sigurinë ushqimore, që është një nga elementet më të rëndësishme në jetën tonë. Është tronditëse që ditët e fundit ngarkesa të medha me mandarina prodhim i yni, janë kthyer mbrapsht nga disa vende të BE duke nisur nga Kroacia, për shkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve, të dëmshme për jetën. Kjo ndodh sepse fermerin tonë askush nuk e asiston, nuk e monitoron, nuk e ndihmon. AKU nuk ekziston.

Ato mandarina me përmbajtje të këtyre elementeve tē rrezikshme me siguri që janë në tregun tonë dhe po konsumohen edhe tani që flasim. Pse? Sepse AKU, Ministrja e Bujqësisë dhe qeveria nuk bëjnë detyrën. Plehrat kimike dhe pesticidet qe ju ofrohen fermerëve nuk kontrollohen për përmbajtjen reale te tyre. Nuk janë të paktat rastet kur fermerët kane zbatuar protokollet ne mënyrë rigoroze por me pas produktet i janë kthyer ne kufijtë e BE se. Institucionet Shqiptare nuk ekzistojnë”, tha Muçollari.

“Sot do t’i referohemi një tjetër rasti, i cili ka të bëjë me kremin e orizit biologjik, ushqim për foshnja. Një produkt importi ky i futur në tregjet tona. Italia ka konstatuar përmbajtje arseniku, dhe e quan shumë shqetësues si rast. Me 3 dhjetor, ata kanë dhënë alertin. E tregon kjo fotoja këtu. Kanë njoftuar mbi këtë rrezik. Çfarë bën AKU? AKU reagon pas dy javësh. Agjencia jonë, u thotë konsumatorëve dhe qytetarëve të bëjnë kujdes, 14 ditë pas marrjes së alertit. Pra produkti ka pasur kohën e mjaftueshme për fat të keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar. Ndërkohë kemi të tjera raste të cilat lidhen me përmbajtjen e dioksidit të sulfurit në kanellë si dhe prani të kadiumit ne spinaq të importuar. Të dyja rastet janë raportuar nga BE në tetor të këtij viti ndërsa AKU i ka raportuar 1 muaj me vonesë.

Pra produktet kanë pasur kohën e mjaftueshme prap për fatin e keq për të qarkulluar në çdo dyqan, për t’u blerë dhe për t’u konsumuar. Kush mban përgjegjësi për këto raste? Ndërkohë ne nuk dimë asnjë masë të marrë, asnjë ndryshim, asnjë reflektim nga ana e qeverisë, e Ministres së Bujqësisë që e ka në varësi direkte këtë sektor, pas shumë dëshmive që ne dhe mediat kemi sjellë gjatë këtij viti për dështimin e AKU. Këto janë jo vetëm mospërmbushje e detyrës, por dhe më keq, shkelje të rënda. Janë abuzim, shpërdorim detyre që duhet të ndiqen penalisht e përgjegjësit të dalin para ligjit. Siguria ushqimore është po aq e rëndësishme sa siguria kombëtare. Partia Demokratike do të hartojë një platformë e do të angazhohet me gjithë burimet e saj që siguria ushqimore të mos mungojë në Shqipëri. Do të bëjmë gjithçka që të ketë siguri ushqimore për fëmijët tanë, për prindërit tanë, dhe për çdo qytetar”, shtoi ai.

Etiketa: AkuPDushqime

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Vlorë, përfshihet nga flakët makina në lëvizje

Vlorë, përfshihet nga flakët makina në lëvizje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com