GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rakip Suli i jep tender abuziv familjarëve të Xhemal Qefalisë

15:52 - 08/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rakip Suli i jep tender abuziv familjarëve të Xhemal Qefalisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu denoncoi këtë të shtunë procedurat korruptive të kryebashkiakut të Kamzës Rakip Suli, sa i përket tenderave që organizon institucioni që ai drejton, duke favorizuar familjarët e deputetëve të Partisë Socialiste, si Xhemal Qefalia.

“Në vijim të denoncimeve të mëparshme, koalicioni Bashkë fitojmë, vazhdon me denoncimet publike, lidhur me shpërdorimin dhe abuzimet e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, nga Kryetari në ikje, Rakip Suli.

Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike datë 10 Tetor 2022, Bashkia Kamëz ka zhvilluar tenderin me objekt: “Ndërtim rruga Kongresi i Dibrës”. Në këtë Buletin shpallet shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk. Kontrata për këtë objekt prokurimi është lidhur në datë 17.10.2022, referuar kjo Buletinit të 24 Tetorit 2022. Si gjithmonë, oferta më e ulët skualifikohet, ndërkohë që këtë tender duhej ta fitonte shoqëria “Dajti Park 2007” shpk, pavarësisht se të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse në këtë tender, mund të kenë bërë marrëveshje me njëra tjetrën, sepse të gjitha janë fituese në tendera të tjerë të zhvilluara nga Bashkia Kamëz, pra të gjitha ofertat pjesëmarrëse janë afër vlerës së fondit limit.

Kjo është bërë më qëllim që të krijohet ideja sikur në prokurim kanë marrë pjesë disa ofertues, ndërkohë që të gjithë janë fitues në tendera të tjerë të zhvilluar po nga kjo Bashki. Ky fakt është bërë me qëllim mashtrimin e instancave ligjzbatuese, si dhe vërteton fiktivitetin që Bashkia Kamëz ndjek për prokurimet publike. Referuar rastit konkret, shkelja flagrante e ligjit ka të bëjë me faktin se, në të njëjtin Buletin, pra atë të datës 10 Tetor 2022, po vetë Bashkia Kamëz ka bërë publike faktin që ka nënshkruar kontratën për një objekt tjetër prokurimi me shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk, konkretisht për rrugën “Pavarësia e Kosovës – Pasho Vasa – Pishtarët e Demokracisë”.

Pra, në të njëjtin Buletin, në të njëjtën datë edhe kanë nënshkruar kontratën edhe e kanë klasifikuar përsëri shoqëri fituese, pavarësisht se i ka patur të angazhuar punonjësit dhe makineritë në objektin që ka nënshkruar kontratën, po me të njëjtin institucion. Ky veprim tregon papërgjegjshmërinë në mbajtjen e dy standarteve në vlerësim ku në procedura të tjera ka skualifikuar shoqëri sepse i kanë patur të angazhuar punonjësit në kontrata të tjera, ndërkohë që për shoqërinë “Dajti Park 2007” Shpk ky arsyetim nuk vlen. Pra, të nderuar taksapagues, abuzimi me fondet publike ka qenë dhe është qëllimi i kryetarit në ikje Rakip Suli, sepse këto para i duhen për blerjen e votave në fushatë.

Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, shoqëria fituese “Dajti Park 2007” Shpk është shoqëria në pronësi të familjes Qefalia, eskponentë kryesore në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, me seli në Dajt. Pra, vetem SPAK-u nuk e di që shoqëria fituese e këtij tenderi abuziv ka ndryshuar emerin nga “Qefalia” Shpk në “Vllaznia” Shpk dhe më pas në “Dajti Park 2007” Shpk. Gjithashtu, i kërkojmë publikisht Znj. Sulejmani, dhe Znj. Elezi, si dhe të gjithë personave të autorizuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, të cilat ligji i ngarkon me përgjegjësi ligjore në rastin e prokurimeve abuzive, që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Rakip Suli, të mos rrijë i qetë, meqenëse kanë nënshkruar persona të tjerë në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, sepse parashikimet e legjislacionit në fuqi, kanë të parashikuar qartë se, edhe ti si Kryetar i Bashkisë, bashkë me personat e autorizuar dhe shkelësit e ligjit, do të përgjigjeni së shpejti përpara drejtësisë”, deklaroi Klevis Balliu.

Etiketa: Kryesore1PDRakip SuliXhemal Qefalia

Lajme të lidhura

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz
Breaking Views

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
Para
Si ndryshon seksi nëse nuk përdorni më prezervativ

Si ndryshon seksi nëse nuk përdorni më prezervativ

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com