GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rakip Suli po abuzon me fondet e rindërtimit dhe paratë publike

14:20 - 01/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rakip Suli po abuzon me fondet e rindërtimit dhe paratë publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar se kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli po abuzon me paratë publike dhe fondet e rindërtimit.

Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se SPAK duhet të zbardhë shkeljet që po bëhen në Bashkinë e Kamzës, ndërsa shtoi se “Suli ka autorizuar persona të tjerë për të bërë lidhjen e kontratave”.

Deklarata:

Bashkia Kamëz, e drejtuar nga Kryetari në ikje Rakip Suli, ka kryer abuzime të shkallës indrustriale me paratë publike, sidomos me fondet e rindërtimit. Një ndër rastet e shumta është procedura e prokurimit për “Rikonstruksion të shkollës 9 Vjecare “Azem Hajdari” Zall Mner, Bashkia Kamëz”. Hajdutët e fondeve publike në Bashkinë Kamëz, e kryejnë abuzimin dhe vjedhjen edhe për objekte, të cilat mbajnë emrin e pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari. Referuar Buletinit të Njoftimeve Publike të 20 Dhjetorit 2022 të Agjencisë së Prokurimit Publik, bashkimi i operatorëve ekonomikë “Kupa & Udha” Shpk është shpallur fitues në këtë tender. Ndërkohë, referuar Buletinit të Njoftimeve Publike të datës 28 Dhjetor 2022, Bashkia Kamëz më 20 dhjetor 2022 ka nënshkruar kontratën për objektin e mësipërm, me shoqëritë e sipërcituara.

Pra, në datën 20 dhjetor 2022 kanë bërë publik Formularin e Njoftimit të Fituesit dhe po në atë datë të Buletinit pasardhës, sqarojnë që është lidhur edhe kontrata. SPAK-u dhe çdo instancë ligjzbatuese në vend bën sikur nuk e di se çfarë shkeljesh kryhen në Bashkinë Kamëz, ndërkohë që këto dokumente dhe informacione janë publike. Së dyti, fondi limit i kësaj procedure prokurimi është 269,364,773 lekë pa TVSH. Oferta e shoqërisë fituese sipas formularit të njoftimit të fituesit është 269,064,786 lekë pa TVSH. Pra, të nderuar taskapagues të Bashkisë Kamëz, zhvillimi i kësaj procedure rindërtimi ju ka kursyer 299,987 lekë. Pra, në një fond limit 2 miliard e 700 milion lekë, tenderuesit e Z. Rakip Suli ju kanë kursyer 3 milion lekë, pra rreth 0.11%. Kjo ka ndodhur sepse abuzimi me këtë fond rindërtimi nuk ka patur si qëllim mirëpërdorimin e fondeve publike, uljen e shpenzimeve proceduriale, nxitjen e konkurencës dhe rritjen e eficensës. Zhvillimi i kësaj procedure ka patur si qëllim abuzimin me fondet e rindërtimit, dhe përdorimin e parave të vjedhura për fushatë elektorale. Përsëri SPAK –u nuk di gjë për këto abuzime, pavarësisht se informacioni dhe dokumentacioni janë publik. Së treti, disa ofertues janë skualifikuar në këtë tender abuziv, me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim për numrin e punonjësve.

Ndërkohë, edhe shoqëria fituese nuk e plotëson këtë kriter për kualifikim.

Sërish SPAK nuk e ka ditur që, vetëm një ditë përpara se Bashkia Kamëz të publikonte formularin e Njoftimit të Fituesit më 20 dhjetor 2022, në Buletinin nr. 173, datë 19 Dhjetor 2022, shoqëria “Kupa” është shpallur fituese nga Ujësjellës Kanalizme SHA Dibër.

Gjithashtu, po t’i referoheni edhe buletineve të tjerë, kjo shoqëri ka patur disa kontrata në proces, përpara se të shpallej fitues në Bashkinë Kamëz. Pra, të gjithë personat e përfshirë në këtë vjedhje dhe abuzim me fondet publike, minimalisht të gjithë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe titullari i Autoritetit Kontraktor që ka miratuar raportin përmbledhës dhe ka lidhur kontratën, për mbajtjen e dy standardeve në vlerësimin e ofertave, me pasojë shkeljen e ligjit, do të marrin së ndëshkimin e merituar. Së fundmi, duke qenë se Kryetari në ikje Rakip Suli, ka menduar se duke autorizuar persona të tjerë për të bërë miratimin e raportit përmbledhës dhe lidhjen e kontratave, do të shpëtojë vetë, i bëjme me dije se nuk e shmang dot ndjekjen penale.

I sugjerojmë personit të autorizuar prej tij, të bëhet bashkëpuntor me drejtësinë.

I bëjmë me dije Rakip Sulit se, bazuar në nenin 73 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, je direkt personi përgjegjës që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor, për caktimin e personave përgjegjës. Pra, Z. Rakip Suli duhet ta mësojë që personi i autorizuar prej tij ka kompetencën vetëm për procesin e prokurimit, por nuk është personi që mbikqyr të gjithë veprimtarinë e autoritetit kontraktor.

Partia Demokratike me ardhjen në pushtet, garanton transparencë dhe ri-audit të menjëhershëm nga ekspertët më të mirë, të të gjitha fondeve publike të shpërdoruara nga Bashkia Kamëz.

 

Etiketa: abuzonPDsuli

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Para
Cilat janë pesë ushqimet që mund të shkaktojnë aromë të keqe të trupit

Ja ushqimi që ndihmon në luftën ndaj hipertensionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com