GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rama, 113 mln euro ekstra për plehrat në Elbasan dhe Fier

14:17 - 26/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rama, 113 mln euro ekstra për plehrat në Elbasan dhe Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luçiano Boçi, nënkryetari i Partisë Demokratike, deklaroi ironikisht se kreu i qeverisë, Edi Rama ka filluar që tani t’i shpenzojë ato 7 miliardë eurot imagjinare nga nëntoka e Shpiragut.

Në një denoncim nga selia e PD, Boçi renditi se si po vazhdon abuzimi me miliona eurot e inceneratorëve që kanë rënë në duart e Ramës.

“Për dy vitet e ardhshme ai ka vendosur të japë edhe 113 milionë euro ekstra për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Fierit dhe Elbasanit.

E ritheksojmë: për Elbasanin dhe Fierin, pjesë e paketës gjysmë miliard euro të incineratorëve, pa pyetur për faktin kokëfortë se koncesionet e mëparshme prej 50 milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh janë nën gjykim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Pa çarë kokë për dështimin e kalimit nga riciklimi i mbetjeve te incenerimi, qeveria ka hartuar dokumentin e “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026, ku liston si projekte “unike me rëndësi kombëtare”, krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

Për Elbasanin parashikohen t’i falen dreqit 50.1 milionë euro, ndërsa për Fierin 63 milionë. Nëse e pyet se çfarë është kjo marrëzi ai shmanget, siç bëri të mërkurën përballë gazetarëve.

Ajo çka e bën tragjike dhe komike këtë projekt me rëndësi kombëtare, siç e quan qeveria, është fakti se është përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe koordinimit te Ndihmës (SASPAC), në varësi direkte të Kryeministrit, që drejtohet nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Pra, firmosësi i famshëm fap e fap i incineratorëve, dhe njeriu nën hetim për masakrën në shëndetësi, “Ali Baba i Sterilizimit”, janë bërë bashkë për të shtuar edhe 113 milionë euro në lumin e zi që ka marre teposhtë edhe katër herë aq para publike.

Rama dhe Beqaj janë të vetmit qeveritarë në botë që arrijnë të kenë guximin për ta martuar dështimin me vjedhjen, dhe për ta paraqitur si ‘politikë prioritare me rëndësi unike kombëtare’.

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, milionat parashikohen të hidhen në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve për t’u rikthyer në strategjinë e mëparshme të riciklimit – të cilën vetë Rama e braktisi në favor të incinerimit.

Vini re: duhet një gjysmë dekade dhe gjysmë miliardi euro që Rama dhe Beqja të kuptojnë se incinerimi nuk bën, por nuk ka si riciklimi.

Studimi ku është bazuar investimi, bën edhe një analizë të politikave të menaxhimit të mbetjeve që ka ndjekur qeveria shqiptare, duke theksuar se incenerimi, jo vetëm nuk parashikohet të zgjidhë problemin me mbetjet, por shkel dhe direktivat europiane për ekonominë qarkulluese, pasi nuk është zbatuar hierarkia e menaxhimit të mbetjeve, ku djegia është në fund të piramidës.

A nuk dihej kjo gjë më parë? A nuk mund të bëhej ky studim më parë dhe të kursente qindra miliona euro? Janë të marrë, amatorë apo hajdutë profesionistë?

Kujtohuni pak se si bënte be e rrufe Edi Rama për incinerimi si zgjidhje përfundimtare e problemit me plehrat. Ai dha, në harkun e pak viteve 3 kontrata koncensionare qindra-miliona euro për ndërtim inceneratorësh në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Të tre këto objekte janë sot nën sekuestro shtetërore me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Edi Rama nuk mban përgjegjësi penale dhe as politike. Ajo që mban është shpina e taksapaguesit shqiptar, së cilës i shtohen edhe 113 milion euro të tjera. Për riciklimin e mbetjeve, të cilave Rama u kish gjetur ‘zgjidhjen përfundimtare’ me inceneratorët.

Ndoshta gabohemi ne. Me ‘zgjidhje përfundimtare’ ai ka patur ndërmend shumën prej gjysmë miliard euro. Që do ia gjente vendin. Siç edhe bëri.”, tha Boçi.

 

Etiketa: DenoncimiLuciano BociPD

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
“Jenni më ngriti nga toka”, Rubiales: Puthje konsensuale

“Jenni më ngriti nga toka”, Rubiales: Puthje konsensuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit të ShBA-së Donald Trump mori pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes,...

Lexo më shumë
Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

Trajneri i Burnley-t: Armando Broja me probleme fizike, s’luan as këtë fundjavë

18:47 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com