GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rama-Balla pas autorëve të grabitjes së fondit të të dhënave TIMS

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rama-Balla pas autorëve të grabitjes së fondit të të dhënave TIMS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një dalje për mediat u shpreh sot se Edi Rama dhe Taulant Balla janë prapa autorëve të vërtetë të grabitjes së fondit të të dhënave të sistemit TIMS.

“Prej dy ditesh ka shpërthyer superskandali i vjedhjes dhe eksportimit të të gjitha të dhënave të sistemit të TIMS të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Krim-ministrit, Edi Rama.

Më datën 2 gusht 2023 Ervin Muça, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari me urdhër direkt dhe jashë çdo kriteri, dhe në kundershtim flagrant me ligjin, nga Krim-Ministri Edi Rama, ka urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, që mbahej personalisht nga ky person.

Këto të dhëna sekrete, sipas ekspertëve që njohin sistemin, përfshijnë të gjitha hyrjet dhe daljet e personave nga kufijtë e vendit, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Këtë urdhër te paligjshem gojor e ka kundershtuar menjeherë shefi i sektorit te sistemit Ardit Muço, i cili ka informuar eproret nga ministri te drejtori i Përgjithshëm i Policisë e poshtë. Por njoftimi i tij ka rënë në vesh të shurdhër, dhe Ervin Muço, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë, njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”. Por sipas burimeve te mirëinformuara punonjësit janë nga kompania “Horizon”, me NIPT K52225004V, kanë eksportuar në Qipro databazen e të dhënave te sistemit TIMS. Procesi i eksportimit u bë në prani të Besjon Tanuzit, që ka një javë që me urdher të Taulant Ballës, në kundërshtim me ligjin, dhe pa certifikatë sigurie, ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kurse dergimi i të dhenave te mediat e qeverisë ka qëllime kriminale. Një gjë është e sigurtë, se ato do përdoren për tregëti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbesore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS.

Rikujtojmë këtu se në këtë sistem janë të regjistruara të gjitha udhëtimet jashtë vendit te Olsi Ramës, me grupin e Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës, janë të regjistruara 54 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Begon, trafikantin dhe zevëndësin e Aldo Bares, janë të regjistruara hyrjet dhe daljet dhe takimet me Edi Ramën të anëtarëve të kartelit të Sinaloas të Meksikës.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë operacion shtetëror kriminal të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, i cili rrezikon shumë sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës.

Ajo garanton shqiptarët se, në kuadrin e luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, porositësit e këtij operacioni kriminal Edi Rama-Taulant Balla, dhe zbatuesit Ervin Muço dhe çdo njeri që mori pjesë në këtë krim te shëmtuar do perballen me ligjin dhe të gjithë forcën e tij.”, u shpreh Noka.

Etiketa: flamur nokaPDTIMSvjedhja e te dhenave

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Para
Humb jetën 70-vjeçarja në Durrës. Dyshimet e para

Përplasi me makinë një 57-vjeçar, pranga të riut në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë
Aktualitet

Vodhën depozitat e klientëve duke falsifikuar sistemin, arrestohen drejtori dhe stafi i bankës në Tiranë

09:49 - 03/06/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka zbuluar një skemë të dyshuar vjedhjeje dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

Arrestohet roja i bankës që u grabit ditën e djeshme, Akuzohet se nuk veproi në momentin e grabitjes

09:23 - 03/06/26
Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

Nis sot cikli “Maran”, Kombëtarja zbret në fushë për miqësoren e parë përballë Izraelit

09:16 - 03/06/26
Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

Protestat për Zvërnecin, Rama bën ‘të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş