GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rama na ktheu në eksportues të shqiptarëve dhe importues të refugjatëve

12:47 - 30/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama na ktheu në eksportues të shqiptarëve dhe importues të refugjatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate, Lindita Metaliaj ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese e cila i hapi rrugë paktit Rama-Meloni për të sjellë në Shqipëri emigrantë nga Afrika.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Metaliaj theksoi se ky vendim është kundër Shqipërisë, të cilën e kthyen nga vend eksportues të shqiptarëve, në vend importues të refugjatëve.

Deklarata:

Gjykata Kushtetuese shpalli dje faktin se është pro Edi Ramës dhe kundër Shqipërisë. Pro Edi Ramës nën qeverisjen e të cilit kanë ikur me qindra mijra shqiptarë, duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues të emigracionit dhe tani importues të refugjatëve të luftës dhe te krizave te reja. Gjykata Kushtetuese nuk arriti t’i mbronte shqiptarët, dhe as refugjatët afrikanë, aq sa edhe gjykata britanike e cila vendosi që shqiptarët dhe azilantët e tjerë të mos dërgoheheshin në kampet e Ruandës, duke e konsideruar shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjykata Kushtetuese edhe Edi Rama janë nga i njëjti stof, ata vënë interesat, favoret dhe lidhjet politike mbi ato kombëtare.

Gjykata Kushtetuese deklaroi dje se Protokolli midis Ramës dhe Melonit qenka në pajtim me Kushtetutën, duke hapur rrugën e ratifikimit nga Kuvendi te marreveshjes që i dorëzon territor dhe sovranitet një vendi tjetër, edhe pse mik i Shqipërisë.

Rama ka vendosur qe dy zona ne Lezhe t’ja jape ne “perdorim” pa kundërshpërblim, me afat deri ne 10 vite shtetit Italian, dhe dje Gjykata Kushtetuese, si Noter i regjimit te Edi Rames, vulosi me turp nje pakt te tille.

Sipas Gjykatës, Protokolli nuk cakton kufij territorialë dhe nuk ndryshon integritetin territorial të Shqipërisë. Ne fakt, ky Protokoll e prek sovranitetin sepse “Pakti” Rama-Meloni eshte nje marreveshje e negociuar fshehtas, pa transparence, pa marre plotefuqine nga Presidenti i Republikes, pa pyetur banoret e Qarkut Lezhë apo grupet e interesit. Në zonat e caktuara ne marreveshje, nuk do zbatohet ligji Shqiptar, ndaj nje marreveshje e tille nuk mund te lidhej ne emer te Qeverise, por duhej nenshkruar “ne emer te Republikes”, duke perfshire Presidentin.

Nga ana tjetër, Gjykata nenvizoi se në dy zonat në Qarkun Lezhë ku parashikohet të veprojë Protokolli, zbatohet e drejta shqiptare, përveç të drejtës italiane, duke pasur një “juridiksion i dyfishtë sa u takon lirive dhe të drejtave të njeriut, ku juridiksioni italian nuk përjashton juridiksionin shqiptar”. Kjo nuk është aspak e vërtetë !

Në Protokoll parashikohet qartazi se, brenda zonave do të zbatohet eksluzivisht juriksioni Italian, pra ligji Italian. Kjo do te thote se ligji Shqiptar nuk do te gjeje zbatim në hapesirat e kampeve te refugjateve nga Afrika apo Azia qe do te vijnë në Qarkun Lezhë. Per ngritjen e kampeve, ne Protokoll parashikohet se nuk do te kerkohet “leje ndertimi sipas legjislacionit shqiptar”. Po ashtu, as personeli i huaj qe do te hyje ne kampe nuk do t’i nenshtrohet ligjeve shqiptare, sa i takon lejeve te qendrimit te tyre, te drejtes se punes, madje do te kene perjashtime nga ligjet shqiptare edhe sa u takon mjeteve financiare, taksimit apo kufirit maksimal te valutës qe mund te hyje e te dale lirisht nga keto zona.

Ky precedent i rrezikshem mund t’i hape rruge kampeve te tjera ne Shqiperi duke e shnderruar Shqiperine e njëmijë halleve dhe krizave, ne nje qendër të madhe të përpunimit të refugjatëve.

Etiketa: eksportuesKryesore1Ramashqiptarë

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Drejtonin mjetin të dehur, arrestohen dy persona në Malësinë e Madhe

EMRI/ I dehur në timon, 33-vjeçari përplas këmbësorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com