GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rama nënshkruan kontrata për të konsoliduar pushtetin e tij dhe jo për të luftuar korrupsionin

11:21 - 16/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama nënshkruan kontrata për të konsoliduar pushtetin e tij dhe jo për të luftuar korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e antikorrupsionit ka denoncuar një kontratë që Edi Rama ka nënshkruar me Boston Consulting Group.

Ajo shprehet se ai e ka bërë këtë për të konsoliduar pushtetin e tij e jo për të luftuar korrupsionin

Deklarata:

Më 29 Maj 2024 Edi Rama nënshkroi VKM nr. 327, me objekt: Autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP (BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim.

Negocimi ka në objekt këto 3 (tri) fusha:

a) Analizë për identifikimin e mekanizmave efecientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit,

 

b) Analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike

c) Analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë Boston Consulting Group, nga 297 vende ku janë aplikuar kontrata konsulence të ofruara nga ky subjekt, në asnjë rast profili i konsulencës nuk ka lidhje me analiza dhe rekomandime me qëllim luftën kundër korrupsionit, por me konsulenca për IT, menaxhim, rritjen e eficencës së bizneseve të ndryshme të karakterit tregtar etj.

Sipas burimeve të treta, p.sh. gazetës The Neë York Times, kjo kompani ka qenë në qendër të disa skandaleve.

Artikulli i dt. 11 Prillit 2018 i kësaj gazete prestigjioze shkruan se  Boston Consulting Group ka ndihmuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman të konsolidojë pushtetin në Arabinë Saudite etj…

Mesa duket ky është edhe qëllimi i bashkëpunimit të Edi Ramës me këtë kompani.

1- Përse Edi Rama po kërkon kontraktim të drejtpërdrejtë me një subjekt me qëllim luftën antikorrupsion kur SPAK, Prokurori, Struktura anti-kurrupsion në KM , Drejtoritë e auditimit në institucione shtetërore paguhen me taksat e shqiptarëve për këtë qëllim duke mbivendosur objektin e veprimtarisë së këtyre organeve shtetërore?

2- Pse dhe kush përzgjodhi subjektin BOSTON CONSULTING GROUP?

3- Përse kjo procedurë u miratua me VKM të personalizuar nga Edi Rama, në mungesë totale transparence, dhe nuk ju nënshtrua procedurave të garës sikurse parashikon legjislacioni shqiptar në fuqi, nga e cila do dilte edhe fituesi i cili do zbatonte këtë projekt?

4-  Sa është vlera totale e implemetimit të këtij projekti dhe kush do e paguajë?

Partia Demokratike garanton opinionin publik dhe Edi Ramën, nënshkrues serial antiligjor aktesh të personalizuara dhe pa transparencë në favor kumbarëve të tij ala McGonigal, se do ta ndjekë në çdo hap të gjithë këtë procedurë dhe zbatimin e saj, me qëllim për të shmangur vjedhjen e taksave të shqiptarëve të cilat shkojnë në xhepat e lobistëve në favor të Edi Ramës për të siguruar vijimin e pushtetit të tij.

Përrallat me mamadhi ku Edi Rama lufton korrupsionin që ai vetë bën, shqiptarët nuk i besojnë më …

 

Etiketa: kontrataPDRama

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Arrestohet 24-vjeçarja, kapet ne flagrancë duke vjedhur flori

Sherr për pronën në Velipojë, 58-vjeçari konfliktohet me dy vëllezër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com