GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rama shpall Vjosën ‘Park Kombëtar’, por ku është parku?

15:03 - 22/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Rama shpall Vjosën ‘Park Kombëtar’, por ku është parku?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Jamabër Malltezi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pazare të fshehta për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Vjosës para se ta shpallte Park Kombëtar.

Në deklaratën nga selia blu, Malltezi ka kërkuar se ku është harta e parkut, parku, cila pjesë do mbrohet?

Deklarata:

Edi Rama e shpalli me tamtáme Lumin Vjosa si Park Kombëtar. Por, para se të jetë një emër dhe dëshirë, një park Kombëtar bëhet i tillë përmes disa kriteresh të rrepta. Sipas ligjit te zonave te mbrojtura, në Park Kombëtar nuk lejohet të ketë ndotje.

Në realitet:

1- Ujërat e zeza të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Memaliajt (si edhe dhjetëra fshatra gjatë udhës) derdhen në Vjosë (0 impiant trajtimi ujërash të zeza)

2- Industria e naftës derdh mbetjet nga nxjerrja e naftës (psh Gorishti) – 0 impiant trajtimi ujërave të ndotura para se të derdhen në Vjosë.

3- Shtrati i Vjosës dëmtohet çdo ditë nga guroret breglumore, përfshi ato të vëllait të Piro Lutaj në Poçem dhe Kapllan-pallatit në Varibob mu buzë Vjosës, por këtyre nuk ua ndjen fare për ligjin se i japin ryshfet e vota Sulltanit.

4- Po me HEC-in Kalivaç dhe HEC-in Poçem, që ua dha Sulltani turqve, çfarë po bëhet? HEC-e në Park Kombëtar?

Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë prodhuan lajme tallëse për Shqipërinë para 6 vitesh. 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës shkruajtën që raporti i VNM për HEC Poçem që Sulltani sapo ua kish’ firmosur një kompanie turke kish’ mbi 60% të përmbajtjes copy-paste. Asnjë përgjigje nga Rama e asnjë përgjegjësi nga shteti. Kopjacët vijuan kopjet me fasadë-qeverinë e Sulltanatit të Ramës.

Tani Sulltani deklaroi se e ka shpallur Park Kombëtar. Por, a duhen zbatuar disa rregulla, apo ç’i deshe? A duhet të ketë një debat të gjerë mes gjithe grupeve te interesit përfshi mjedisore, ekonomiste, inxhiniere, urbaniste dhe banorë, mbi strategjinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qendrueshëm? A duhen, fillimisht biologët, që të paguhen për të shqyrtuar speciet e rrezikuara dhe habitatet kritike dhe paraqitur hartat e rëndësisë biologjike, apo ç’e deshe?

Lumi Vjosa ka nevojë të mbrohet, por edhe të përdoret për të përmirësuar jetët e banorëve, përfshi nevojat për ujë, bujqësi e turizëm. Duhen përgatitur hartat e habitateve me rëndësi kritike që do ishin baza e zonimit të zonës së mbrojtur. Diskutimet e hapura mes gjithë të interesuarve, e jo fasada, do duhej të ishte qasja e duhur.

Ende, sot një javë pas shpalljes, ende nuk ka asnjë hartë të Parkut. Ku është Parku? Cila pjesë do mbrohet? Nuk ka as harta habitatesh kritike biologjike dhe as diskutime publike, se cilat zona duhen mbrojtur.

Website i Agjencisë se Zonave të Mbrojtura nuk ka asnjë referencë për Lumin Vjosa si Park Kombëtar. Gjeoportali i zonave të mbrojtura, jo vetëm që nuk ka Vjosën si Park, por nuk ka askund, në asnjë pjesë të lumit, asnjë habitat kritik të shënuar për t’u mbrojtur.

Mesa duket edhe Parku i Vjosës do jetë si Parku orbital i Erion Veliajt, që nuk ekziston askund në hartë.

 

 

Etiketa: parkuPDVjose

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Prodhuesi i aeroplanëve elektrikë amfib merr porosinë e parë

Prodhuesi i aeroplanëve elektrikë amfib merr porosinë e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com