GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD reagon për flamurin në “Sunny Hill Festival”: Mbrëmë u fye kushdo që ka ndërgjegje të pastër

18:32 - 29/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD reagon për flamurin në “Sunny Hill Festival”: Mbrëmë u fye kushdo që ka ndërgjegje të pastër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas polemikave të shumta të krijuar në rrjet në lidhje me imazhin e flamurit kombëtar me simbolin e shtetit komunist në Sunny Hill Festival gjatë performancës së grupit “Asgjë Sikur Dielli”, edhe pse me vonesë ka ardhur reagimi zyrtar i Partisë Demokratike. Në një postim në facebook, deputeti Oerd Bylykbashi shprehet se duhet dënim penal për përdorimin e simboleve të komunizmit duke theksuar se flamuri i urryer është hedhur poshtë kur ra shteti komunist.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Duhet dënim penal për përdorimin e simboleve të komunizmit!

Mbrëmë, në errësirën e festivalit “Sunny Hill” organizatorët fyen Flamurin dhe Himnin Kombëtar. Dje, nën tingujt e himnit “Rreth Flamurit të Përbashkuar”, u shfaq si flamur “përbashkues” flamurin e shtetit komunist, me yllin mbi shqiponjë. Atë flamur të urryer ne e hodhëm poshtë kur ra shteti komunist.

Indinjata dhe reagimi tek njerëzit e thjeshtë ishte i drejtë. Sepse ky është një TURP i konsumuar botërisht. Vetëm organizatorët heshtin, sepse, përtej çdo parodizmi të himnit, të kryer nën fasadën e lirisë artistike, mesa duket qëllimi ishte pikërisht provokimi dhe fyerja.

Shumë prej atyre ata që e panë atë shfaqje turpi, kanë kujtimet e familjes të vrarë, të zhdukur, të burgosur, internuar apo dëbuar, familjarë që nuk studiuan dot apo u poshtëruan me punë të rënda.

Por nuk duhet vetëm të kesh në familje dikë që vuajti nën komunizëm. Mbrëmë u fye kushdo që ka ndërgjegje të pastër, të shëndoshë, që beson tek parimet dhe të drejtat e njeriut e që refuzon shkeljen e atyre parimeve dhe të drejtave nga shteti kriminal komunist që simbol kishte yllin mbi shqiponjë që u shfaq mbrëmë në Sunny Hill Festival.

Sot nuk mund të thuash fjalë që fyejnë grupe raciale apo të margjinalizuara. Por mund të shkelësh qëllimisht dhe pa u ndëshkuar mbi dhimbjen që ka lënë në ndërgjegjen e kombit komunizmi. Kjo nuk ka ku të rrijë!

Nëse pranojmë këtë fyerje, ne mbetemi një shoqëri e ndarë keq, ku ata që kryen krime apo ata që i trashëgojnë ata, mund të fyejnë me cinizëm të hapur viktimat e komunizmit, kujtimet e dhimbshme dhe ndërgjegjen e një shoqërie që 32 vite më parë rrëzoi komunizmin edhe duke hequr simbolet e tij.

Përdorimi tinzar apo i hapur i tyre jo vetëm fyen. Ai ndërton një shtrat që justifikon një mënyrë sjelljeje ku i gjithë pushteti grumbullohet në duart e një njeriu siç po ndodh. Është shtrat i deformimit në sytë tanë, përditë e nga pak të asaj që kur lindi e quajtëm Demokraci, por sot duket si një hibrid i deformuar.

Ndaj duhet reaguar ashpër, jo thjesht me indinjatë apo përbuzje. Reagimet ironizuese apo shpërfillëse janë njësoj sikur të mos reagosh. Ndoshta qëllimi i tyre ishte tërheqja e vëmendjes nga skandalet, por ka raste që duhet të ndalesh e të reagosh, përndryshe këta tinzarë kaluan edhe një here tjetër.

Neni 14 i Kushtetutës përcakton qartë:

[…]

Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.

Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.

[…]

Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj (https://upload.ëikimedia.org/…/Ligji_8926_22.07.2002.pdf)

Ka një arsye madhore pse Flamurin dhe simbolet e Republikës i mbrojmë me Kushtetutë dhe ligj. Ato janë simbolet e të gjithëve. Simbolet janë pjesë e identitetit tonë dhe komunizmi është antiteza e këtij identiteti. Fama artistike e dikujt nuk bën dot hije mbi fyerjen e simboleve kombëtare e as mund të justifikojë këtë. Për simbolet janë bërë luftëra, madje edhe luftëra civile. Nëse ato simbole do vazhdonin të valëviteshin pas 1991, pranvera e atij viti do të ishte njësoj si në Bukureshtin e Timishoarën e vitit 1989.

Ndaj Kodi Penal përcakton se: […] Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. (neni 268).

Nuk ishte aktivitet zyrtar do të nxitojnë të thonë disa, por organizohej nga Bashkia Tiranë! Por aty u shpalos një simbol fyes për shumë nga ata që u gjendën aty apo që e panë më pas dhe me vargjet e himnit kombëtar iu kërkua të përbashkoheshin rreth atij simboli të urryer që është flamuri komunist. U fye Flamuri Kombëtar, u fye Himni Kombëtar. Në thelb, vepra penale u konsumua.

Nuk u hodh në tokë, nuk u gris Flamuri apo u shtrembërua teksti apo muzika e himnit.

U përdor një simbol i komunizmit që fyen qindra mijëra shqiptarë, përpjekjen tonë për demokraci dhe ikje nga ajo trashëgimi e errët që përfaqëson ai flamur që u shfaq mbrëmë.

Sot ne nuk kemi asnjë nen në Kod Penal që të dënojë përdorimin e simboleve të urryera të komunizmit. Në Gjermani e disa shtete të tjera, përdorimi i simboleve të shtetit komunist që u rrëzua, dënohet penalisht.

Dënohet pikërisht që të mos përsëritet fyerja që ndodhi mbrëmë në Sunny Hill Festival, e që ka filluar e vazhdon të ndodhë që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, për ditë nga pak, por tinëzarisht e cinikisht.

Propozimet për gjoba administrative nuk mjaftojnë.

Kjo atyre u bën fresk. Duhet dënim i posaçëm në Kodin Penal, që askush të mos guxojë të fyejë sërish shoqërinë, kombin dhe simbolet e tij duke përdorur simbolet e komunizmit, njollës më të zezë të historisë tonë.

 

Etiketa: flamurikushdombremendergjegjepaster.PDSanny Hill Festival

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
Deputeti demokrat ngre alarmin: Çmimi i naftës do kalojë mbi dy mijë lekë

Nano s’ka pranuar/ Sula: Rama do në krye të policisë një njeri të kontrollueshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

Pasi ngritën zërin për zaptimin e tokave të tyre në fshatin Boçovë të njësisë administrative Levan, nga kompania “Bervi Construction”,...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com