GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD reagon sërish për çështjen e Teatrit: SPAK të dëshmojë se ka vullnet të luftojë korrupsionin

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD reagon sërish për çështjen e Teatrit: SPAK të dëshmojë se ka vullnet të luftojë korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike deklaron se SPAK vetëm ka bërë regjistrimin e kallëzimeve nga selia blu, por edhe Aleanca për Teatrin, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë nga selia blu, Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, u shpreh se gjuha që po përdpr SPAK “është një gjuhë e drunjtë, gjuhë e cila fshihet pas asaj që quhet, parimit të sekretit hetimor”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA:

Është e vërtetë që ka ardhur përgjigjia nga SPAK në lidhje me kërkesën tonë për informacion se çfarë po bëhet një vit e ca në lidhje me kallëzimin që Partia Demokratike por edhe Alenaca për Teatrin apo subjektet e tjera kanë bërë për shembjen abuzive të Teatrit nga ana e Bashkisë Tiranë, në frymën e vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjia që erdhi nga SPAK thjesht tregon që është bërë regjistrimi i këtyre kallëzimeve për shpërdorim detyre dhe kaq, pjesa tjetër siç shpjegon edhe drejtuesi i SPAK z. Kraja, është që përbën sekret hetimor por ata po bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Kjo është një gjuhë e drunjtë, gjuhë e cila fshihet pas asaj që quhet, parimit të sekretit hetimor. Nuk dua t’i hyj asaj se si gazetarët marrin vesh gjithçka, ose ka një pjesë të gazetarëve që marrin vesh gjithçka që ndodh në të gjitha sekretet hetimore, çfarë ndodh në SPAK, dhe që i bëjnë publike, që bëjnë shumë mirë që i bëjnë publike sepse të paktën marrim vesh diçka çfarë bëhet, mirëpo për çudi ka disa kategori kallëzimesh për të cilat as gazetarët nuk dinë asgjë, jo më ne që i kemi bërë kallëzimet, sepse me sa thuhet nuk është bërë kurrëfarë lëvizje, kurrëfarë hetimi.

Ky është një problem tjetër. Ajo që unë shoh tek kjo përgjigje se “po bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm”, do të kisha dashur nga drejtuesit e SPAK, qoftë edhe në mënyrë teorike të na shpjegoni se çfarë do të thotë “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” që pastaj ne ta dimë, që mbi bazën e këtyre parimeve dhe kritereve të “hetimit të plotë dhe të gjithanshëm” nesër të shohim se çfarë ka bërë gjatë gjithë këtij viti SPAK. Sepse një ditë kjo çështje do hapet. Çështja nuk do të mbetet sekret. Gjatë këtij viti SPAK a ka pyetur njeri për shpërdorim detyre, ka thirrur njeri? Ne nuk po i kërkojmë përmbajtjen se çfarë kanë thënë në marrjen në pyetje, por a ka thirrur dikë? Kryetarin e Bashkisë? Një anëtar të Këshillit Bashkiak a dikë që ka marrë një dokument, ose një letër. Një ditë do të dalë dhe do të shohim që gjatë gjithë këtij viti që ne po kërkojmë për të cilën thuhet se po bëhet “hetim i plotë dhe i gjithanshëm” çfarë është bërë? Këto ne nuk i kërkojmë për të bërë presion mbi SPAK, por për të parë nëse ky institucion është në funksionin për të cilin është krijuar, apo jo? Nuk mundet ta mbajmë goditjen e korrupsionit në nivele të ulëta, kryetarë Bashkie, zv/ministrash që korruptohen me gjëra qesharake, apo nënpunësve të ulët për tendera që vlejnë miliona dollarë, shefat e të cilëve nuk ditkan gjë. Nuk është ky korrupsioni në Shqipëri. Të gjithë e dimë këtë. Dhe SPAK për këtë është krijuar, Sepse po të ishte për gjëra të vogla nuk do t’ia vlente të ngriheshin institucione të tilla me Reformën në Drejtësi. SPAK duhet të veprojë më shpejt në raport me çështjen e Teatrit që është një krim barbar, me çështjen e inceneratorëve. Shikoni se çfarë po ndodh me plehrat.

Durrës, Kavajë, Fier, një javë rresht digjen plehrat. Përse? Pikërisht për shkak të përfitimit të atyre që kanë marrë kontratat e inceneratorëve. Për shkak të aferës së inceneratorëve për të cilën kemi një vit që kemi bërë kallzim. Nqse do ishin vënë njërezit përpara përgjegjësisë nga ana e SPAK nuk do të kishim tragjeditë mjedisore që po ndodhin. A do merret SPAK me çështjen Beçhetti? 120 milionë euro do të paguajnë shqiptarët për një tekë të kryeministrit. Çështjen e “Astirit”. Ka qindra koncesione, PPP, tendera, që nga Bashkitë e deri në qeveri lart. Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese? Çfarë po bëhet? Nqse do të ishin bërë disa hetime më shumë, ndoshta nuk do të kishim një veprim kaq arrogant të kryemininstrit, sikur ta kishte pronën e vetë, ia dhuron pronën e Teatrit edhe një herë Bashkisë, ia fal Bashkisë. Prokuroria duhet të lëvizë sepse Reforma në Drejtësi, institucione si SPAK dhe të tjerat, u krijuan pikërisht për këtë, që të kontrollojnë administratën dhe politikën. Që të luftojnë korrupsionin në administratë dhe në politikë. Përndryshe çfarë kuptimi kishte që u krijuan këto institucione. Nqse do të kishte lëvizje, nuk do të kishim gjithë këto ngjarje në Shqipëri, deri tek djegiet masive që po shkaktohen. A mban dikush përgjegjësi për këto? Janë blerë helikopterë miliona euro, ku janë, përse nuk përdoren. Mjaft më me zv/ministra dhe nëpunës të nivelit të ulët që korruptohen për një vend pune apo për tenderat për të cilat shefat e tyre “nuk dinë gjë”.

Etiketa: clirim gjataPDSpak

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Zjarri në Gjormë përmasa të frikshme, digjen kasolle dhe 8 banesa, helikopteri nuk ndërhyn dot

Zjarri në Gjormë përmasa të frikshme, digjen kasolle dhe 8 banesa, helikopteri nuk ndërhyn dot

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com