GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Rendi dhe siguria në dorën e bandave, të protestojmë për skandalet e Ramës

10:33 - 08/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Rendi dhe siguria në dorën e bandave, të protestojmë për skandalet e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka, pasi ka theksuar se kryeministri Rama dhe “Rilindja” e kanë kthyer vendin ne një grope septike të krimit, korrupsionit dhe emigracionit, u ka berë thirrje qytetarëve  për një pjesëmarrje në protestën e 11 korrikut në Tiranë.

“Për t’i thënë ndal inkriminimit te shtetit, shpopullimit të vendit që vjen nga pasiguria dhe përkeqësimit ekonomik që vjen nga sundimi i narkotrafikut, le të bashkohemi në betejën për ta kthyer Shqipërinë në normalitet”, u shpreh ndër të tjera Peka.

Deklarata:

Me 11 korrik, opozitarët, demokratë, socialiste te ndershëm dhe ata pa parti, do të bëhen bashkë në betejën për kthimin e sigurisë dhe normalitetit në Shqipëri.

Edi Rama dhe Rilindja e kanë kthyer vendin ne një grope septike të krimit, korrupsionit dhe emigracionit.
Kur mijëra shqiptarë, prindër dhe fëmijë, bëjnë gati valixhet për te kërkuar një jete të sigurt dhe pa nëpërkëmbje, paratë e krimit dhe korrupsionit janë sheshit në të gjitha sheshet kryesore të Tiranes. Paratë e narkoshtetit formalizohen si ‘investime strategjike’ në resortet e bregdetit duke i futur kthetrat deri edhe në parqet arkeologjike. Policia e shtetit dhe institucionet e zbatimit te ligjit kane vendosur te jene ne krahun e te keqes, truproja të narkotrafikantëve, dhe jo mbrojtës të qytetareve.
Sa i takon rendit dhe sigurisë, Rama dhe ministrat e tij kanë dhjetëra njolla turpi dhe skandale, por po përmendim më kryesoret:
1. Prej 11 vitesh bandat kriminale ushtrojnë kontroll te plote politik mbi Ministrinë e Brendshme dhe policinë e shtetit nëpërmjet Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës. Nëpërmjet tyre, bandat kane emëruar përfaqësuesit e tyre ne nivelet me te larta te Policisë se shtetit, jo vetëm ne nivel vendor, por dhe qendror. Oltion Bistri, ish shefi i Njësisë Operacionale është i arrestuar për shkak te përgjimeve te ardhura nga Belgjika. Ne ato përgjime nuk është vetëm ai, por me dhjetëra drejtues aktuale te Policisë se Shtetit, te cilët mbrohen prej fijeve politike qe kontrollojnë SPAK.
2. Drejtues te larte te policisë vodhën dhe manipuluan sistemin TIMS, te dhuruar nga qeveria e Shteteve te Bashkuara për te zhdukur gjurmët e trafikut te drogës te vëllait te kryeministrit, dhe për llogari te eksponentëve te tjerë te krimit.
3. Operacioni i bujshëm Forca e Ligjit nuk u krye për te gjurmuar paratë me burim te paligjshëm, por për a) te ndihmonte bandat kriminale te qeverise për te pastruar pasuritë me prejardhje kriminale, b) për presion mbi bandat për zgjedhjet vendore te vitit 2023, si dhe c) për tu vene gjoba atyre qe nuk bindeshin.
4. Rekrutimet si dhe sistemi i gradave ne Policinë e Shtetit e kane kthyer atë ne një strukture tërësisht politike duke krijuar breza te rinj patronazhistesh, dhe kontingjent për krimin.
5. Shërbimi Informativ i Shtetit është institucioni i fundit i pavarur qe është vene tërësisht nen tutelën politike dhe kontrollin e bandave.
Për te gjitha këto, për t’i thënë ndal inkriminimit te shtetit, shpopullimit të vendit që vjen nga pasiguria dhe përkeqësimit ekonomik që vjen nga sundimi i narkotrafikut, le të bashkohemi në betejën për ta kthyer Shqipërinë në normalitet.
Të enjten ne ora 20.00, le të bëhemi bashkë me një mesazh: t’ua heqim shtetin bandave dhe t’ua kthejmë qytetareve!
Etiketa: Ramaskandale

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Tjetër aksident i rëndë në Durrës, ndërron jetë një 22-vjeçar

Nga se u shkaktua helmimi masiv në Bulqizë? Flet mjeku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com