GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD rendit aferat: Në burg duhet të jetë Fatmir Xhafaj dhe prestanomet e tij me të cilët pastron para, jo Ervin Salianji

11:03 - 05/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fatmir Xhafaj: Ka boshllëqe në institucionet e drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Genta Vangjeli zëdhënësja e antikorrupsionit në PD është shprehur në një deklaratë për mediat se Fatmir Xhafaj është autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji.

“Fatmir Xhafaj, autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Plug’. Skandale korruptive e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj,  ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama. I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës. Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratiuara nga Edi Rama”, tha Vangjeli nga selia blu.

Më tej, ajo u ndal te projektet konkrete:

1. Ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ me adresë në rrugën e Kavajës në Tiranë, mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.

2. Ndërtimin e ‘Eye of Tirana’ mbi truall shtetëror dhe legjitimimi i 7 kateve pa leje të ndërtuara nga njeriu i Fatmir Xhafajt.

3. Ndërtimin e kullës 25 kate tek komuna e Parisit dhe miratimi i lejes së ndërtimit për subjektin ‘Unico Constrution’ shpk blerë me vlerë simbolike nga i afërmi i Fatmir Xhafajt.

4. Ndërtimin në 320 mijë metra katror te diga e liqenit, nga subjekti ‘BUILDING CONSTRUCTION INVEST’, gjithashtu kompani e blerë nga njeriu i Xhafajt.

5. Ndërtimin e strukturës akomuduese me aplikues investitorin strategjik ‘Klais shpk’ në pronësi të të afërmit të Fatmir Xhafajt , përjashtuar për 10 vite nga pagesa e tatim fitimit, taksat e pronës, edhe nga taksa për ndikimin në infrastrukture, i cili do të paguajë vetëm 6 % TVSH.

Vnagjeli theksoi se “njeriu i Fatmir Xhafajt, i atakuar publikisht nga kryeministri, shndërrohet po  me bekimin e tij në përfituesin më të madh të lejeve për kulla dhe favoreve shtetërore”.

“Në burg duhet të ishte jo Ervin Salijani, por Fatmir Xhafaj së bashku me prestanomet e tij, përmes të cilëve pastron para. Për shkak të vëllait të tij trafikant ndërkombëtar droge, të dënuar nga drejtësia italiane, Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim pasuror financiar siç e parashikon ligji antimafia dhe jo në krye të komisionit të ashtuquajtur “antikorrupsion” e as në pozicionin për të thirrur në raportim të gjitha institucionet e asaj që quhet “drejtësia e re”. Refuzimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë për t`u paraqitur para Fatmir Xhafajt është një gjysmë hapi në drejtimin e duhur, i cili do të ishte i kotë, nëse Fatmir Xhafaj nuk merret nën hetim për të kuptuar burimin e pasurive të tij”, përfundoi ajo.

Etiketa: Ervin SalianjiFatmir XhafajKryesore1

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
VIDEO – Vlora nën ujë, banorët e përmbytur: Nuk na hapte njeri telefonin, fjetëm jashtë. Edi Rama injoron situatën

VIDEO - Vlora nën ujë, banorët e përmbytur: Nuk na hapte njeri telefonin, fjetëm jashtë. Edi Rama injoron situatën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com