GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Si i fiton tenderat e ushqimit pa konkurent deputeti Qefalia

12:29 - 04/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Si i fiton tenderat e ushqimit pa konkurent deputeti Qefalia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar sot përfitimet e deputetit socialist Xhemal Qefalia nëpërmjet biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin e PD-së, Genta Vangjeli,ngriti pyetjen: “A ka përfituar ‘Qefalia shpk 1998’, herë nga rastësitë që nga viti 2014 e këtej apo nga fakti se Qefalitë janë deputet apo  kryetar komune të Partisë Socialiste?!”

Vangjeli tha se “Dajti Park 07, një kompani në pronësi të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.

Kjo kompani e ka ndërruar edhe 2 herë emrin, si shumica e deputetëve të PS, duke kaluar nga Qefalia shpk, siç u regjistrua fillimisht në vitin 1999, në Vllaznia shpk në vitin 2006. Nga viti 2016 njihet si Dajti Park 07 shpk.

Duhet thënë se kontratat milionere të Qefalisë nuk janë me kompani të huaja apo private, por me institucione publike të tenderuara, jo pak herë pa shpallje paraprake të njoftimit te kontratës.

Pra, në shfrytëzim direkt të statusit të Qefalisë si deputet dhe si i lidhur me pushtetin.

Kontratat janë kryesisht me objekt ‘Furnizime dhe shërbime me ushqim për mensat’, konkretisht paguar nga:

Komuna Dajt,

Qendra pritëse e Viktimave Linzë,

Qendra e Azilkërkuesve Babrru,

Reparti Ushtarak Nr.4300 Tiranë,

Bashkia Durrës, Bashkia Tiranë,

INSTAT, Q.K.P.

Shkolla Luigj Gurakuqi,

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve,

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise,

Ministria e Arsimit e Shkencës, e Mirëqenies Sociale,

Ministria e Mbrojtjes,

Shtëpia e pleqve Tiranë,

Ndërmarrja punëtorëve nr. 3,

Shërbimi Social Shtetëror,

Drejtoria e Konvikteve,

Maternitetet Mbretëresha Geraldinë dhe Koço Glozheni

Spitali i Burgut Tiranë,

Spitali Universitar i Traumës,

Spitali Kavajë,

Spitali Pogradec, etj…

Sikurse shihet nga lista, komuna e Dajtit është një prej kontraktueseve të Qefalia shpk. Jo për rastësi Qefalia është edhe mbiemri i kryetarit, më pas administrator i komunës Dajt.

A ka përfituar ‘Qefalia shpk 1998’ herë nga rastësitë, që nga viti 2014 e këtej, apo nga fakti se Qefalitë janë deputet apo  kryetar komune të Partisë Socialiste?

A ka ndikuar influence e deputetit apo administratorit të komunës Dajt, i cili është edhe në konflikt interesi?

A janë këto shkelje të hetueshme dhe të dënueshme nga ligji apo ligji nuk është i barabartë për të gjithë?

A e dinë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se fondet miliarda lekë të përfituara me kontrata publike mund të jenë objekt i hetimeve nga drejtësia?

 

Këto janë pyetjet që bëjmë sot për të interesuarit, si për klanin Qefalia ashtu edhe për Prokurorinë e Posaçme.

 

 

Etiketa: Kryesore1Qefaliatendera

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Moti i keq, Rama apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Moti i keq, Rama apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com