GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Sistemi i Ramës u ngrit për të vrarë arsimin dhe shëndetësinë

13:09 - 27/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balliu: Veliaj, narko-lavatriçja e parave të bandave të krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori rajonal i PD për Tiranën, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat, ka folur në lidhje me mashtrimin me vizat amerikane si dhe skandalin e zbuluar ditën e djeshme tek Onkologjiku.

Sipas Balliut pas skandalit të Onkologjikut, edhe në rastin e mashtrimit të gjimnazistëve me gjoja viza studentore në Amerikë, janë krerët e sistemit, jo bishtat, që i mundësojnë skema të tilla.

Deklarata:

Të dashur qytetarë, – tha Balliu. – siç u dëshmua me skandalin e Onkologjikut, edhe në rastin e mashtrimit të gjimnazistëve me gjoja viza studentore në Amerikë, janë krerët e sistemit, jo bishtat, që i mundësojnë skema të tilla.

Ky rast fakton jo vetëm degradimin e shtetit që ka ngritur Edi Rama, por se si ky sistem është ngritur për të vrarë edhe shtyllat mbajtëse të një kombi: arsimin dhe shëndetësinë. Rilindja i mori mësuesit dhe mjekët dhe i futi, ashtu si zyrtarët e saj, në ‘tregun e zi të vdekjes’.

Kështu ndodh kur kryeministri vetë blen shefin e kundërzbulimit të FBI, kur merr në punë ish-shefin e shërbimit sekret rumun, kur takon në zyrë ‘komisarin financiar’ të Sinaloas, kur e mbush parlamentin dhe bashkitë me sojsorollopin e basifondeve të shoqërisë.

Rasti i gjimnazit emërmirë ‘Qemal Stafa’ dëshmon edhe një hipokrizi të Rilindjes. Rama, ministrat, drejtorët dhe patronazhistët e qeverisë, stërbetohen për dashurinë për Amerikën, por janë gati ta shesin për pesë aspra.

Paturpësia dhe guximi për të luajtur edhe me logon e qeverisë amerikane, duke e korrupuar simbolikën e saj haptazi, dëshmon se të majtët e urrejnë Amerikën me pasionin e atyre që e kanë urryer për 45 vite kur i shërbenin komunizmit.

Partia Demokratike e dënon aktin e shëmtuar të korruptimit dhe mashtrimit të të rinjve shqiptarë, si edhe përdorimin për këto qëllime të simboleve të aleatit tonë strategjik, dhe u bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë deri ne fund dhe deri në majë këtë mashtrim te turpshëm.

Për qytetarët që nuk i pranojnë këto mashtrime, që i përbuzin këta hajdutë, le të bashkohemi në betejë kundër së keqes, në protestën kombëtare, më 11 korrik ora 20.00.

 

Etiketa: arsimiRama

Lajme të lidhura

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Incidentet nga tifozët në ndeshjen Shqipëri– panjë, UEFA gjobit FSHF-në me 86.500 euro

Incidentet nga tifozët në ndeshjen Shqipëri– panjë, UEFA gjobit FSHF-në me 86.500 euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com