GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Skandal diplomatik, logoja e fushatës së PS abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë

12:03 - 07/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Skandal diplomatik, logoja e fushatës së PS abuzim me financat e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja ka mbajtur paraditen e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me logon e fushatës së Partisë Socialiste.

Kraja shprehet se kjo logo është në kufijtë e një abuzimi me financat publikedhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik.

Ai thekson se në logo duhet forma e një ylli i cili është logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.

Kraja theksoi se kjo përbën një skandal diplomatik. Sipas tij kryeministri Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian. Kraja tha se përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.

Deklarata

Logoja kryesore e fushatës së Partisë Socialiste është në kufijtë e një abuzimi me financat publike në rastin më të keq, dhe në pragun e prodhimit të një incidenti diplomatik, në rastin më të mirë. Në takime elektorale, në daljet në terren apo në media kombëtare, Edi Rama dhe kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, shfaqen publikisht duke promovuar numrin e tyre në fletën e votimit nëpërmjet një logoje të stilizuar në formën e një ylli.

Një logo e cila në fakt rezulton të jetë logoja zyrtare e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në Tiranë së shpejti.

Ky përbën një skandal diplomatik të pahasur më parë në republika demokratike, e që mund të ndodhë veçse në shtete autoritare ku çdo vendimmarrje është e mbledhur në një dorë të vetme.

Prej vitesh Partia Demokratike denoncon shfrytëzimin e aseteve publike për qëllime elektorale, duke shkelur ligjet shqiptare në fuqi. Sot erdhi radha e Bashkimit Europian për t’u bërë dëshmitarë sesi Edi Rama keqpërdor çdo lloj aseti publik apo europian, sado i vogël apo i madh qofte ai, në shërbim të interesave të tij elektorale.

Nëse logoja dhe materialet e tjera të samitit të Komunitetit Politik Europian janë paguar nga taksapaguesit shqiptarë, përdorimi i tyre për qëllime elektorale nga Edi Rama, përben qartazi një abuzim dhe shkelje ligjore të kodit zgjedhor.

Por dhe nëse këto kosto janë të ndara me partnerët europianë, sërisht përdorimi i aseteve të komunikimit të këtij samiti nga ana e Edi Ramës me qëllime elektorale, përbën një shkelje flagrante të çdo protokolli bashkëpunimi diplomatik.

Abuzimi me logon e takimit të Komunitetit Politik Europian është një rast jashtëzakonisht simbolik dhe material për mënyrën sesi financat publike keqshfrytëzohen nga Edi Rama në shërbim të objektivave të tij elektorale. Bashkimi Europian, ashtu si për fondet IPARD, para të takspaguesve europianë, duhet të shprehet edhe për fondet e keqpërdorura për Samitin, fonde të taksapaguesve shqiptarë.

Etiketa: abuzimlogoPS

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Makina përplas këmbësorin në autostradën Lezhë-Shkodër

Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com