GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: SPAK po amniston Erion Veliajn për dosjen “5 D” dhe inceneratorin e Tiranës

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike akuzon Prokurorinë e Posaçme se po amniston kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, në procedimet penale për inceneratorin e Tiranës dhe atë të njohur si “5 D”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, kërkoi nga Prokuroria e Posaçme veprime ndaj Velijt, të cilin e cilëson kokën e të dyja aferave.

Ai bëri apel që të sekuestrohen asetet e kompanisë “5D”.

Deklaratën e mbylli me një premtim për të publikuar të tjera dokumente, që sipas tij, do të hedhin dritë mbi aferat e Veliajt si dhe apelin drejtuar qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e së premte para Bashkisë Tiranës.

“5 D”

Këlliçi bëri një rezyme të akuzave në procedimin penal që ka çuar pas hekurave drejtorët e Veliaj.

“Po bëhen tashmë 4 javë nga arrestimet e drejtorëve hajdutë të Bashkisë Tiranë, për mega aferën korruptive të kompanisë 5D KONSTRUKSION. Hetimet faktuan atë çka kemi kallëzuar 1 vit më pare, sesi korrupsioni në Bashkinë e Tiranës tashmë nga norma 20-30-40 % kishte kaluar në masën 100%. 45 tendera me vlerë 28 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi janë ajo që ne faktuam me dokumente dhe prova të pamohueshme, për këtë grup të strukturuar kriminal. SPAK dhe në këtë rast prokurori Klodian Braho, duket se janë mjaftuar vetëm me arrestimin e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës, duke kursyer për të disatën herë kreun e kësaj organizate kriminale, si dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

“Ndërkohë, këto 4 javë kemi patur mundësi të lexojmë të gjithë dosjen e kompanisë 5D, ku punonjëset shprehen hapur se pronar në hotelin e kësaj kompanie është “LALI”, e “lal” të vetëshpallur veç një ka në Shqipëri, ai është Erion Veliaj”, shtoi ai.

Inceneratori i Tiranës

Gjithashtu ai kujtoi se “nga kjo foltore, prej më shumë se 7 muajsh kam bërë publike dokumentacionin që e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës”.

“Nga kjo foltore kam publikuar komunikime telefonike dhe e-maile që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajn me inceneratorin e Tiranës. Nga kjo foltore kam bërë publike shkresën e zv/ Kryeministres Belinda Balluku, që e shkruante e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj është përgjegjës direkt për bllokimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, për të cilën do të mbante ai përgjegjësi për dëmin që po i shkaktonte palës shtet. Nga kjo foltore u kam dërguar prokurorëve të SPAK intervistën e ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, ku e akuzonte direkt Erion Veliajn se është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës”, u shpreh.

Apeli për SPAK

“I rendita të gjitha këto fakte, theksoi, pasi ende sot nga SPAK nuk ka asnjë veprim për të sekuestruar asetet dhe paratë e kompanisë së Inceneratorit te Tiranës, por me flagrant është fakti se ende pas 1 muaji nuk kemi asnjë bllokim të aseteve të kompanisë së 5 Drejtorëve”.

“Administratori Nestor Muhametllari është i lirë dhe asetet e llogaritë bankare vazhdojnë të jenë të pa sekuestruara. E gjitha kjo është një drejtësi me regji, ku arrestojmë disa drejtorë që mbajnë burgun për shefin dhe paratë e pronarit faktit Erion Veliaj, nuk guxojnë të preken.

I bëjmë thirrje SPAK, se hetime boshe për të arrestuar disa drejtorë, hajdutë banalë që i kanë shërbyer shefit, për të vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, NUK QUHEN DREJTËSI. Sot, jo nesër, por SOT, duhet të bllokohen të gjitha asetet e kompanisë 5D, Redi Mollës, Mariglen Qatos, Nestor Muhametllarit dhe çdo individi tjetër të përfshirë, duke mos harruar njëlloj si në dosjen e inceneratorëve, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn”, u shpreh Këlliçi.

Protesta

“Opozita është e angazhuar të mbajë premtimin e dhënë, për të bërë transparencë për bandën kriminale të Bashkisë Tiranë, ndaj ditët në vijim do të kemi të tjera dokumente tronditëse për korrupsionin dhe hajdutërinë e kësaj bande famoze. Shtetasi Erion Veliaj, do të japë llogari për çdo vjedhje e abuzim që i ka bërë Tiranës, duke mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt, as shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, as vjedhjen e taksave të kryeqytetasve dhe ta harrojë se ka SPAK apo ndërkombëtar që e mbron dot.

Gjej rastin sërish, të ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e radhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit, i cili do të mbahet mend si hajduti më i madh i këtij qyteti”, përfundoi Këlliçi.

Etiketa: 5dBashkia TiraneErion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1PD

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Historia e dashurisë e pazakontë me nxënësin e saj, jeta e Brigitte Macron do bëhet serial televiziv

Historia e dashurisë e pazakontë me nxënësin e saj, jeta e Brigitte Macron do bëhet serial televiziv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet