GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD takime në Bruksel: Diaspora refuzon patronazhimin e Edi Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD takime në Bruksel: Diaspora refuzon patronazhimin e Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, zhvilluan takime me shqiptarë në Antwerp dhe Bruksel, Belgjikë. Përmes historive të shumta e të dhimbshme të largimit të tyre nga Shqipëria, lënia pas e familjarëve dhe të afërmve, shquhej malli dhe dëshira për t’u kthyer një ditë në atdhe. Interes i jashtëzakonshëm nga ana e shqiptarëve në diasporë për t’u informuar për procedurat e regjistrimit dhe të votimit.

Pjesëmarrësit dhanë dëshmi të shumta të presionit për t’u regjistruar në listat e patronazhimit të Rilindjes, përndryshe familjarët apo të njohurit e tyre do të humbnin punën, ndihmën ekonomike, KEMP-in apo shërbime të tjera.

Kryetari i PD Belgjikë, z. Agim Sheta, në fjalën e tij theksoi se ky takim me deputetet e PD në Kuvendin e Shqipërisë shërben për të diskutuar rreth situatës politike në Shqipëri, si dhe mbi mënyrat për të forcuar rolin e diasporës në procesin zgjedhor të vitit 2025. “Të shfrytëzojmë këtë mundësi, tha ai – për të ndarë ide dhe pritshmëri, dhe për të forcuar lidhjen jetike midis Shqipërisë dhe diasporës së saj.”

Në fjalën e saj, znj. Hoti u ndal në realitetin e sotëm në Shqipëri, krejtësisht të ndryshëm nga propaganda që promovon Edi Rama. “Shqipëria po përballet me varfëri, korrupsion dhe largimin masiv të të rinjve, ndërsa retorika qeveritare përpiqet ta zbukurojë këtë situatë. Është detyra jonë të punojmë fort për ta bërë vendin tonë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë, që një ditë secili prej jush të mund të kthehet për të jetuar në Shqipëri. Largimi i të rinjve nga Shqipëria është një nga problemet më të mëdha, sepse rinia nuk është prioritet i politikave të kësaj narkoqeverie.

Krimi i organizuar, falë lidhjeve të ngushta me Edi Ramën, ka shkatërruar shtetin e së drejtës, ka manipuluar zgjedhjet dhe ka thelluar varfërinë e qytetarëve. Për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë, duhet të priten rrënjët e këtij sistemi të korruptuar dhe të ndërtohet një qeverisje që punon për njerëzit, jo për bandat. Diaspora ka një rol kyç për të sjellë ndryshimin dhe për të ndihmuar në rikthimin e shpresës, demokracisë dhe zhvillimit të vërtetë në Shqipëri. Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë dhe një forcë e jashtëzakonshme për ndryshimin e Shqipërisë.”

 

Etiketa: Brukselpatronazhist

Lajme të lidhura

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Para
Aktori i njohur rrëfen tragjedinë: Isha 5 vjeç kur vëllai vr*u veten para syve të mi

Aktori i njohur rrëfen tragjedinë: Isha 5 vjeç kur vëllai vr*u veten para syve të mi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com