GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

PD: Të futet në rendin e ditës kërkesa për arrestimin e Ahmetajt

09:20 - 13/07/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Të futet në rendin e ditës kërkesa për arrestimin e Ahmetajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka dërguar në shkresë Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës.

Bardhi, në emër të grupit parlamentar, i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Gazment Bardhi shprehet se: “Sa kohë kërkesa përmban edhe nevojën për të autorizuar kontrollin e banesës së deputetit, si dhe nisur nga informacionet që z. Ahmetaj është larguar në datën 07.07.2023 nga territori i Shqipërisë, për të shmangur çdo vonesë që do t’i jepte kohë z. Ahmetaj, të humbë kontaktet për gjetjen e tij apo të kryente veprime që mund të pengonin drejtësinë, përmes zhdukjes apo fshehjes së provave kërkojmë Ndryshimin e Rendit të Ditës së seancës plenare të datës 13.07.2023.”

Ai shkruan se kërkesa e SPAK duhet të vendoset si pikë e parë e Rendit të Ditës dhe iu drejtua kryeparlamentares “duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesë për organet e drejtësisë dhe do të përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores.”

Dokumenti:

Znj. Kryetare e Kuvendit,

Në vijim të kërkesës nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023, ku në kuadër të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuarka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit Arben Ahmetaj, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit zhvilloi dy mbledhje të njëpasnjëshme në datat 11- 12.07.2023. Në përfundim të shqyrtimit, 5 anëtarë të Këshillit, hartuan dhe paraqitën një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandojnë miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës.

Në këto kushte, sa kohë kërkesa përmban edhe nevojën për të autorizuar kontrollin e banesës së deputetit, si dhe nisur nga informacionet që z.Ahmetaj është larguar në datën 07.07.2023 nga territori i Shqipërisë, për të shmangur çdo vonesë që do t’i jepte kohë zAhmetaj, të humble kontaktet për gjetjen e tij apo të kryente veprime që mund të pengonin drejtësinë, përmes zhdukjes apo fshehjes së provave, në mbështetje të neneve 13, 31 dhe 118 te Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku specifikohet se “Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës se sigurimit të arrestit ne burg ose ne shtepi, heqjes së lirise ne cfaredo lloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës të një deputeti vendoset si pikë e pare e rendit te dites te seancës pasardhese, pas paraqitjes sé raportit”, kërkojmë:

1-Ndryshimin e Rendit të Ditës së seancës plenare të datës 13.07.2023.

2- Përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës së seancës plenare të datës 13.07.2023 18 “Shqyrtimi i kërkesës nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, duke miratuar dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës, të deputetit z.Arben Ahmetaj.

Duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesé për organet e drejtësisë dhe do të përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores,

KRYETARI I GRUPIT

GAZMEND BARDHI

 

 

 

Etiketa: AhmetajBardhiKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare
Uncategorized

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale

10:48 - 13/01/26
Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë
Uncategorized

Përmbytjet në qarkun e Durrësit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë braktisën shtëpitë

09:43 - 13/01/26
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit
Uncategorized

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten banesa dhe toka bujqësore në disa fshatra të Fierit

08:26 - 13/01/26
Para
Zbardhen detajet, pse ra në pranga ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Zbardhen detajet, pse ra në pranga ish kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin
Aktualitet

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin

11:53 - 18/01/26

Dyshohet se kishte shënjestër për atentat, arrestohet 24-vjeçari i armatosur në shëtitoren e plazhit. Bashkë me të një i dytë...

Lexo më shumë
Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

11:26 - 18/01/26
Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës

10:17 - 18/01/26
Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26
Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com