GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: Të protestojmë kundër Ramës, njeriut që helmoi marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë

10:32 - 09/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PD: Të protestojmë kundër Ramës, njeriut që helmoi marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Partia Demokratike u bëri përsëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 11 Korrikut.

Drejtuesja së Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali u shpreh sot se

Edi Rama është helmuesi i marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

“Projekti i tij dhe Vuçiçit për ndryshimin e kufijve e vendosën përsëri rajonin në hartën e vatrave të rrezikut për konflikt të armatosur.

Edi Rama, që veriun e Kosovës e konsideron tokë të askujt, u bë zëdhënës i Vuçiçit, dhe mbrojtësi më i flaktë i politikës serbe që refuzonte zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Deklarata 

Politika mund dhe duhet të jetë një forcë e së mirës.
Të bëhemi bashkë në këtë betejë, për t’u dhënë fund kaosit, korrupsionit dhe krimit të qeverisjes 11-vjeçare të Edi Ramës.
Mos harroni çfarë ka bërë në 11 vite!
Edi Rama do të mbahet mend si helmuesi më i pashembullt i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Në 11 vite, Edi Rama u konfliktua me katër kryeministra dhe dy presidentë të Kosovës.
Ndërhyrjet e tij dobësuan pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe minuan dialogun me Serbinë, që në 2013 dukej se po shkonte drejt fundit.
Edi Rama tradhtoi vokacionin kombëtar për t’iu bashkuar Europës, duke na tërhequr zvarrë drejt Ballkanit të Hapur.
Projekti i tij dhe Vuçiçit për ndryshimin e kufijve e vendosën përsëri rajonin në hartën e vatrave të rrezikut për konflikt të armatosur.
Edi Rama, që veriun e Kosovës e konsideron tokë të askujt, u bë zëdhënës i Vuçiçit, dhe mbrojtësi më i flaktë i politikës serbe që refuzonte zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë.
I vetmi në rajon që ndërtoi një marrëdhënie aq të afërt me Vuçiç sa me ironi një gazetar gjerman do ta quante “kryeministri më i mirë serb pas Pashicit”.
Dështimi i Edi Ramës e la Shqipërinë vendnumëro në procesin e integrimit europian. Nga dallgët e detit të trazuar europian tek dallga e pseudoreformave të tij ka në mes një vorbull kushtesh të papërmbushura dhe fonde të vjedhura.
Shishet e shampanjës u derdhën lumë, por negociatat me Bashkimin Europian ende nuk kanë nisur.
Asnjë investitor i madh europian nuk e shkeli territorin shqiptar, pavarësisht tapetit të kuq ku shpesh e pamë të bënte klounin.
U paralajmëruam dy herë se do të pezullohej lëvizja e lirë në BE, nëse Edi Rama nuk hiqte dorë nga pasaportat e arta dhe nuk ndalonte emigrimin masiv të shqiptarëve.
Falë korrupsionit dhe babëzisë së Edi Ramës e ministrave të tij, fondet europiane për bujqësinë u pezulluan dhe qëndrojnë të ngrira deri sa këta të kthejnë paratë e vjedhura.
Fondi për Portin e Durrësit u anulua.
Arritën deri aty sa të vjedhin dietat e FRONTEX, apo faturat e darkave luksoze, që paguheshin njëkohësisht edhe nga paratë e taksapaguesve europianë edhe nga taksapaguesit shqiptarë.
Por turpi më i madh dhe njolla më e zezë ndërkombëtare e Edi Ramës, do të mbetet korruptimi i agjentit të FBI Charles McGonigal me qëllim që të vriste opozitën e vendit të tij.
Edi Ramës i është dhënë e gjithë koha dhe çdo mundësi për të parë çfarë është i aftë të bëjë, dhe rezultati është dështim, krim, shpopullim.
Tashmë jemi në një mision të përbashkët ta largojmë një orë e më parë.
Të bashkuar në betejë, ejani të protestojmë sëbashku, të enjten ora 8 përpara Kryeministrisë.
O sot o kurrë!
Etiketa: PDprotesteRama

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Akuzohet se shiste drogë, arrestohet adoleshenti në Kamëz

Akuzohet se shiste drogë, arrestohet adoleshenti në Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com