GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD thirrje FBI dhe Kongresit të SHBA, Këlliçi: Hetoni Edi Ramën! Vetëm kështu ‘del zbuluar’ Sorosi

13:51 - 30/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Denoncimi i Këlliçit: Policia nuk zbatoi urdhrin e SPAK për të kontrolluar tregun e Suel Çelës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike i ka bërë thirrje FBI-së dhe Kongresit Amerikan të hetojnë kryeministrin Edi Rama.

Përmes një deklarate të deputetit Belind Këlliçi, PD pretendon se pa hetimin e Ramës, asnjë hetim për George dhe Alex Soros nuk do të jetë i plotë.

Kjo deklaratë e PD vjen pasi sipas Këlliçit, Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale, shkruan A2 CNN.

Sipas Këlliçit, “Rama hesht dhe nuk ka guximin t’u dalë në mbrojtje miqve të tij, siç bëri me mikun tjetër të dënuar në Amerikë, agjentin famoz Charles McGonigal”, pasi sipas deputetit demokrat, tani në Shtëpinë e Bardhë është Trump dhe jo administrate e majtë.

Deklarata e drejtuesit politik të Tiranës, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

Edi Rama hesht si ‘fija e barit’, edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale.

Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve.

Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama?

Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë?

Ne i dimë arsyet e heshtjes! Çdo shqiptar i di shumë mirë arsyet.

Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina.

Kësaj radhe Rama hesht dhe nuk ka guximin t’u dalë në mbrojtje miqve të tij, siç bëri me mikun tjetër të dënuar në Amerikë, agjentin famoz Charles McGonigal.

Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare.

Ja përse hesht Edi Rama!

Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria, e cila u shndërrua në kopshtin eksperimental të George Soros.

Pa hetuar Edi Ramën, i cili familjarisht është përfitues kryesor abuziv i fondeve të takspaguesve amerikanë, dhe që e ka kthyer Shqipërinë në një ‘fermë kafshësh’ eksperimentale të Fondacionit Soros, asnjë hetim nuk mund të jetë i plotë dhe as i drejtë!

Etiketa: Edi RamaPD

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Denoncimi i PL: Lagje të Tiranës përballen vazhdimisht me mungesë uji

Denoncimi i PL: Lagje të Tiranës përballen vazhdimisht me mungesë uji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com